Shtatzania, Kim Kardashian dhe i shoqi blejnë libër me emra fëmijësh

Ylli televiziv amerikan Kim Kardashian duket se shumë shpejt do të bëhet mama. Sipas një reviste prestigjioze, thuhet se Kardashian ka shumë mundësi që të jetë shtatzënë.
Aktorja gjithmonë nëpër intervista është shprehur se e dëshiron shumë një fëmijë dhe ëndrra e saj ishte të bëhej mama pa i mbushur të 30-at. Dhe pse pak muaj ka që ka kaluar të tridhjetat, nuk është vonë për aktoren dhe bashkëshortin e saj të bëhen prindër. Madje në revistën amerikane “OK” shkruhej se Kris është i lumtur për lajmin e shtatzënisë.
Por disa foto të kapura nga paparacët e vërtetojnë edhe më shumë këtë lajmë. Çifti është parë duke blerë një libër me emra fëmijësh që fillojnë me shkronjën K. Kjo tregon se emri i fëmijës pavarësisht gjinisë, duhet të fillojë me K. Nëse ky informacion do të konfirmohet nga vetë Kim Kardashian, atëherë ajo do të bëhet mama vitin e ardhshëm.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni