Shqiptaro-amerikani Donald Leka u përzgjodh në mesin e 300 nismëtarëve (ang. innovators) më të respektuar të botës për të marrë pjesë në ngjarjen “The Intersection” që do të mbahet më 14 janar 2012 në Pixar Animation Studios.
Shqiptaro-amerikani në mesin e 300 nismëtarve më të respektuar në botë

Shqiptaro-amerikani Donald Leka u përzgjodh në mesin e 300 nismëtarëve (ang. innovators) më të respektuar të botës për të marrë pjesë në ngjarjen “The Intersection” që do të mbahet më 14 janar 2012 në Pixar Animation Studios.

Sipërmarrësi dhe nismëtari i teknologjisë, Donald Leka, është në mesin e 300 nismëtarëve më të respektuar në botë të përzgjedhur për të marrë pjesë në ngjarjen e njohur “The Intersection”, cila do të mbahet në Pixar Animation Studios që ndodhet në San Francisco, më 14 janar 2012. Secili nismëtar ishte përzgjedhur me kujdes nga Komiteti i Ngjarjes The Intersection për të aplikuar talentin e tij apo të saj për të trajtuar çështjet më këmbëngulëse të kohës sonë. Vendi për ngjarjen, Pixar Animation Studios, është një objekt i mahnitshëm i krijuar nga Steve Jobs dhe skuadra Pixar për të përngjasuar krijimin e filmave më nismëtarë në animacione gjatë historisë.

Donald Leka, i lindur nga dy prindër shqiptarë, është shefi ekzekutiv i një kompanie që rritet çdo ditë. Sistemi GLIDE që ofron kompania e tij i ndihmon njerëzit për t’u lidhur nga telefoni i tyre celular, nga një kompjuter portativ me dokumentet që ruajnë në kompjuterin e tyre të shtëpisë.

Leka është një nga 300 nismëtarët të përzgjedhur me kujdes në botë në fushën e teknologjisë, shkencës, biznesit, edukimit, kapitaleve, vetëbesimi tek ndërmarrjet, aktivitetet e tyre dhe bamirësia nga ana e tyre. Kryetari i Pixar, Ed Catmull, aktorja që ka fituar çmimin Oscar, Susan Sarandon, dhe themeluesi i AOL, Steve Case, janë në mesin e drejtuesve kyçë që do të marrin pjesë në ngjarje për të shkëmbyer mendime për idetë/trendet aktuale në kreativitetin personal, nismat në skuadër dhe organizata dhe ndikimi në shoqëri.

Synimi i ngjarjes Intersection nuk është për përfitime, argëtim ose për politikë, por është për një ndryshim shoqëror dhe se si nismat mund të përmirësojnë botën në të cilën jetojmë./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE