Alessandria, 22 korrik 2012, NOA-U dënua me 21 vite e 4 muaj burg në gjykatën e shkallës së parë, përveç heqjes së patentës dhe gjobave sipërmarrësi shqiptar, 37 vjeçari Ilir Beti i cili me makinën e tij shkaktoi vdekjen e 4 francezëve si dhe plagosjen e një të katërti.

Beti i cili ecte me shpejtësi të madhe i dehur dhe në drejtim të kundërt në autostradë në 13 gusht të vitit 2011 shkaktoi vdekjen e 4 të rinjve francezë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Policia italiane tha se makina e shqiptarit, një Audi Q7, po ecte në kahun e kundërt në zonën Ovada në Aleksandri, në afërsi të A7 dhe A27 në kohën që përplasi fatalisht të rinjtë, raporton noa.al.

Fillimisht ai u përplas me një Peugeot dhe më tej me makinën e të rinjve francezë, një Opel Astra.

Policia tha se drejtuesi shqiptar i Audi Q7 që po shkonte në Xhenova, kishte konsumuar alkool, tre herë mbi mesataren e lejuar për drejtim automjeti.

SHPËRNDAJE