Kjo ndodhë pasi zvicerani ka konfrontuar ata se “Ju gjendeni në Zvicër dhe duheni të respektoni Zvicrën, nëse nuk ju pëlqen, atëherë kthehuni në Kosovë”.

Gjenevë, 16 Gusht /AIK-Presheva Jonë

Dy shtetas të Kosovës, të cilët sapo kishin arritur me një taxi para një kafeneje, filluan të grinden dhe të ofendojnë popullin zviceran. Të pranishëm ishin edhe dy mysafirët e fundit në këtë lokal, që të dy shtetas zviceran, njëri nga ta sportist i njohur në “Mundje tradicionale” të Zvicrës (Schwingen).

Pasi zvicerani ka konfrontuar ata se “Ju gjendeni në Zvicër dhe duheni të respektoni Zvicrën, nëse nuk ju pëlqen, atëherë kthehuni në Kosovë”.

Pa përfunduar ende fjalët, një nga kosovarët ka nxjerrë thikën nga shoka dhe ka goditur atë në qafë, duke i shkaktuar atij lëndime dhe gjakderdhje të madhe. Që të dy shtetasit e Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa shoku i sportistit përkujdesej për t’i ndalur gjakderdhjen viktimës, transmetojnë mediet.

Policia e alarmuar ka arritur t’i kap 4 orë më vonë që të dy kosovarët, të cilët gjendeshin ende në qytetin Interlaken.

Të dy janë dërguar në paraburgim, ndërsa gjykata ka ngritur akuzën për “tentim vrasje dhe lëndim të rëndë trupor”.

Merret vesh se zvicerani i therur, pas ndërhyrjeve mjekësore, e ka jetën jashtë rrezikut.

SHPËRNDAJE