Image result for Orhan RamadaniBernë, 13 shtator  -Mediat zvicerane (Dieser Dschihadist war in Genf: Orhan Ramadani (†26) plante Attentate in Europa) raportojnë se xhihadisti shqiptar nga Maqedonia, që kërcënoi me sulme Evropën dhe konkretisht Zvicrën, është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për rajonin e Ballkanit

Sipas gazetës ‘Sonntags Zeitung’, 26-vjeçari Orhan Ramadani ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më të lartë të ISIS-it. 26-vjeçari ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Cyrihut. Shqiptari ka pasur lidhje të forta edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it.

Do perkujtuar se gazeta zvicerane “SonntagsZeitung” para dy vitesh (21 Qershor 2015) kishte shkruar se “Një shqiptar me origjinë nga Maqedonia, i quajtur Orhan R, ka kërcënuar myslimanët në Ballkan, dhe është shprehur se dëshiron te kthehet në Zvicër me ushtrinë e Shtetit Islamik i cili me pare kishte qëndruar në Zvicër..” shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.

Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera.

Au revoir Genève, Selam Aleykum Raka!

Kurz bevor er nach Syrien in den Krieg zog: Orhan Ramadani in Genf. Nuk është e qartë nëse maqedoni jetonte përgjithmonë në Zvicër – ai kurrë nuk ishte regjistruar zyrtarisht. Fotografitë nga tetori 2014 e tregojnë atë në qendër të Gjenevës, citon “Persheva Jonë”

Ndërsa sipas Koalicionit anti-ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan Ramadani i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë. Shqiptari ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISIS-it.

Kur gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, ajo kishte konfirmuar faktin se i riu kishte qëndruar një kohë në Zvicër, duke thënë se do të kthehej sërish aty, por kësaj radhe me ushtrinë e ISIS-it. Në Siri, Orhan Ramadani kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Winterthur-i, i kantonit të Zyrihut.

Më tej gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërrmuese me prejardhje nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja.

SHPËRNDAJE