“Nuk po bën sa duhet në drejtim të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike”

Më shumë se gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë mendojnë se Qeveria nuk po bën gjithçka që është e mundur për integrimin euroatlantik të vendit. Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim dhe Institutit për Demokraci, e cila ka nxjerrë në sipërfaqe dallimet etnike lidhur me politikën e jashtme. Rezultatet e anketës thonë se mbi 56 për qind e shqiptarëve kanë vlerësim negativ për punën e Qeverisë në procesin e integrimeve, kurse te maqedonasit këtë mendim e ndajnë 43 për qind e qytetarëve të anketuar. Analistët vlerësojnë se këto të dhëna janë rezultat i pritjeve më të mëdha që kanë shqiptarët nga proceset integruese.

Analisti Hajdari po ashtu vlerëson se rezultatet e kësaj ankete duhet t’ia tërheqin vërejtjen faktorit shqiptar në Qeveri që të angazhohet më tepër për interesat e tyre.

Dallime etnike vërehen edhe sa i përket vlerësimeve ë kanë shqiptarët dhe maqedonasit për politikën e jashtme të vendit në përgjithësi. Pozitivisht politikën e jashtme të vendit e vlerësojnë 33 për qind e maqedonasve të anketuar, kurse 29 për qind prej tyre kanë vlerësim negativ. Sa i përket shqiptarëve të anketuar, 42 për qind prej tyre kanë vlerësim negativ për politikën e jashtme të Maqedonisë, kurse vetëm 20,6 për qind kanë mendim pozitiv. Shumica e maqedonasve vlerësojnë se faji për mosintegrimin e Maqedonisë qëndron në Bruksel, kurse shqiptarët vlerësojnë se faji qëndron te Shkupi zyrtar.

SHPËRNDAJE