Shqiptarët ndahen nga festivali i filmit në Paris me tre shpërblime n'xhep

Nga Festivali i Filmit të Evropës Juglindore në Paris

 

Filmi turk “Listening to Istanbul”, i regjisorit Veysel Cihan Hizar, është shpallur dokumentari më i mirë i këtij festivali, ndërsa filmat shqiptarë “Kronikë provincial”, “Dita e parë e shkollës”, morën shpërblime. I pari, për skenarin më të mirë, i dyti, u shpall filmi më me realizuar në kategorinë e  filmit të metrazhit të shkurtër,  ndërkaq me çmim special u nderua filmi i gjatë artistik nga Kosova, “Gomarët e kufirit”.

 

Nga Bajram SEFAJ

 

Paris, 18-20 prill / AIK-Presheva Jonë

Në Festivali i parë i Filmit të dymbëdhjetë shteteve ballkanike,  është  zhvilluar në Parisin e katërmbëdhjetë prej datës dymbëdhjetë deri më shtatëmbëdhjetë të këtij muaji, kur me ndarjen solemne të shpërblimeve dhe të shpalljes së ngadhënjyesve, ka përfunduar. Dy filma nga Shqipëria dhe një nga Kosova kanë marrë çmime në këtë festival, në mesin e filmave nga 12 vende të rajonit.  

Për skenar më të mirë nga juria është vlerësuar  filmi nga Shqipëria “Kronikë provinciale”, me regji të Artan Minarollit dhe skenar të Ylljet Aliçkës, i cili sjell një histori sa komike aq edhe reale të periudhës së tranzicionit. Filmi trajton dukuri të jetës së përditshme, duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Ai sjell historinë e një piktori, interpretuar nga Tedi Papavrami, i cili, pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga  aktorja kosovare, Arta Dobroshi.

 

 Një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pos regjisorit Ahmetaj ka mbajtur edhe konsulli i Kosovës në Paris, Kadri Daka.

Ndërsa filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Dita e parë e shkollës” i Dionis Papadhimitri ka marrë çmimin nga juria i cilësuar si filmi më i mirë artistik i metrazhit të shkurtë. Mbrëmjen e shpalljes se shpërblimeve, ambasadori i Shqipërisë në Paris, z. Ylliet  Aliçkaj, madje dy herë është ngjitur në skenën e këtij zhvillimi kinematografik e kulturor. Herën e parë për ta përshëndetur atë dhe iniciatorët e tij, sidomos z. Jordan Plevnesh, ish ambasador i Maqedonisë në Paris , me shpresë së ky festival do  të bëhet tradicional. Dhe së dyti,  për të marrë çmimin për skenarin më të mirë  në këtë festival.

Sa i përket kinematografisë kosovare, filmi me metrazh të gjatë “Gomarët e kufirit”  të dy Jetonëve, – Ahmetajt regjisor dhe Nezirajt, skenarist, ka marrë çmimin special të jurisë.  Me gjithë drojën e përfaqësuesve të filmit nga Shqipëria dhe Kosova, se Festivali i Evropës Juglindore në Paris do të ndikohet politikisht dhe filmat shqiptarë do të mbeten pa çmime, për shkak të përfaqësimit nga serbët në strukturat organizative, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Se nuk kanë janë theksuar preferencat politike përkundër faktit se drejtor i Festivalit të Evropës Juglindore në Paris ishte Dragan Milinkoviq, i nacionalitetit serb, vërehet edhe në ndarjen e çmimeve, ku asnjë film i kinematografisë serbe nuk është shpërblyer me ndonjë çmim.

 

“Ka ndodhur e kundërta, jemi befasuar për të mirë në ndarjen e çmimeve. Rrallë herë mund të bëhet një ndarje kaq reale e çmimeve nëpër festivale”, ka thënë Hazir Haziri, producent i linjës i këtij projekti filmik, i cili ishte i pranishëm në këtë festival bashkë me regjisorin Jeton Ahmetaj.“Çmimi special i jurisë për filmin “Gomarët e Kufirit” dëshmon se kinematografia kosovare ka vlerë  ndërkombëtare dhe i hap dyert filmbërsëve tjerë në tregun ndërkombëtar”, ka theksuar Haziri. Sipas tij, propaganda më e mirë e mundshëm për Kosovën ka qenë në Paris.

 

Së bashku me “Gomarët e kufirit”, Kosova është prezantuar edhe me filmin me metrazh të shkurtër “Gjini” nga Korab Lecaj

“Ne jemi prezantuar si shtet i barabartë me shtetet tjera të Evropës Juglindore përfshirë edhe Serbinë”, bën të ditur Haziri. Projekti filmik “Gomarët e Kufirit” me çmimin e Parisit numëron gjithsej gjashtë çmime që ka marrë në festivale ndërkombëtare. Në muajin shtator të këtij viti, hiç më larg, filmi “Gomarët e Kufirit” do të prezantojë kinematografinë kosovare edhe në festivalin “Berlin Film Festival”. Filmi konkretizon rrëfimin e vitit 1968, në një zonë kufitare mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku një burim uji është vendi ku takohen njerëzit andej e këtej kufirit nën hijen e tytave të dy ushtrive armike.

 

 Në festivalin e filmit të Evropës Juglindore, përveç Shqipërisë dhe Kosovës kanë marrë pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Paraprakisht një këshill artistik i festivalit kishte përzgjedhur për konkurrim 12 filma me metrazh të gjatë dhe 24 filma me metrazh të shkurtër e të mesëm. Presidenti i nderit i këtij festivali ishte regjisori i njohur francez Iv Buasé, i cili drejton një juri me personalitete të njohura të kinematografisë e të medies.

  

FILMAT  DHE AUTORËT:

– Filmi më i mirë dokumentar: “Dëgjimi në Stamboll”, Vejsel Cihan Hizar, Turqi

– Filmi më i mirë i animuar: “Zi, bardhë … dhe me ngjyrë”, Sergio Balesi, Rumani

– Filmi më i mirë artistik me metrazh të shkurtë: “Dita e parë e klasave”, Dionis Papadhimitri, Shqipëri

– Muzika më e mirë: “The Crossing” – Demirdelen Selim, Turqi

– Aktorja më e mirë: “The Crossing” – Akbasogullari Sezin, Turqi

– Aktori më i mirë: “Piran Pirano” – Nadarevic Mustafa, Slloveni

– Skenari më i mirë: “Shqiptar Chronicles” – Alicka Ylljet, Shqipëri
 – Çmimi special i Festival: “Lojëra të lindjes”, Bullgari

– Çmimi Special i jurisë: “Gomarët e kufijve”, Kosovë

– Drejtori më i mirë: “I braktisuri” – Adis Bakrac, Bosnjë dhe Hercegovinë
– Produksioni më i mirë: “Piran Pirano”, Sllove


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni