Për gjatë gjysëmfinales së parë të Eurovizionit ku në këtë pjesë konkuronte edhe shqiptarja e njohur Aurela Gaçe, përzgjedhja e 10 shteteve të cilat do të vazhdonin konkurimin në këtë kompeticion muzikor bëhej në bazë të “votimit” të cilin sipas organizatorëve e sjellin rezultatin e shteteve më të votuara për të vazhduar konkurimin deri në finalen e madhe të këtij kompeticioni. Një gjë e tillë nuk pritej por ja që ndodhi, Shqiptarët nga Maqedonia nuk kanë mundur të votojnë për përfaqësuesen shqiptare Aurela Gaçe, pasi çdo mesazh i dërguar që në fakt duhej të numërohet si +1 votë për përfaqësuesen shqiptare as që arrinte deri tek bazat e kompjuterëve të operatorëve celular në Maqedoni. Këtë problem e kanë pranuar operatorët celular në Maqedoni mirëpo nuk i kanë saktësuar shkaqet edhe pse Portali Shqipmedia tentoi të mësontë të njëjtat por nuk mori përgjegjë.

SHPËRNDAJE