“Bazuar nga  rezultatet e zgjedhore, normalisht pas një viti mandati i  deputetit i takon Unionit Demokratik të Shqiptarëve, ndërsa pas mandatit tonë, periudha  e mebtur i takon z.Jonuz  Musliut, kryetarit të Lëvizjes për Progres Demokratik..” ka deklaruar z.Zylfiu për “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 25 maj

Siq dihet pas shpallje së rezutateve zyrtare të zgjedhjeve lokale  të 6 majit nga ana e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, shqiptarë e Luginës kanë siguruar megjithatë një mandat të deputetit në Kuvendin e Serbisë, përkundër përpjekjeve serbe që ta shuajnë edhe këtë zë të vetëm të shqiptarëve të vetëm në paralemntin serb.

 

Por, në bazë të marrëveshjes që kanë nënshkruar katër partitë që përbëjnë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, vendin e deputetit në Kuvendin e Serbisë do ta ndajnë tre kandidatë.

Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Rahmi Zylfiu, i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se  Riza Halimi, drejtues i PVD-së  do të jetë deputet gjatë dy vjetëve të ardhshme,,”

“Bazuar nga  rezultatet e zgjedhore, normalisht pas një viti mandati i deputeti i takon Unionit Demokratik të Shqiptarëve, ndërsa pas mandatit tonë preiudha  e mbetur i takon z.Jonuz  Musliut, kryetarit të Lëvizjes për Progres Demokratik…” ka pohuar në vazhdim z.Zylfiu për “Presheva Jonë”

Sipas tij, liderit të UDSH-së “partia e katërt e koalicionit, ajo e Unionit Demokratik të Luginës nuk i jepet e drejta për ta gëzuar  mandatin e deputetit për shkak numrit të vogël të fituara të votave nga ky subjekt në zgjedhjet e fundit lokale”.

SHPËRNDAJE