Tash më nuk merret askush më në Luginën e Preshevës me ketë proces..pos të disa portaleve sa për t’i mbushur faqet e tyre dhe disa  deklaratave aty-këtu të inspektorëve serbë…

Preshevë, 4 tetor / AIK-Presheva Jonë 

Siq kemi njoftuar rejgistimi ka filluar më 1 tetor të këtïj viti në Serbi, ku autoritet serbe po vazhdojnë t’i numërojnë popullastën e vetë serbe brenda Serbisë, por pa shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Tash më nuk merret askush më në Luginën e Preshevës me ketë proces..pos të disa deklaratave të inspektorëve serbë dhe aty ketu ndonjë portal sa për të mbushur faqet e tyre. Pra, shqiptarët e Luginës së Preshevës po bojkotojnë regjistrimin e popullisë në Serbi i cili ka filluar para 4-5 ditësh, siq dihet bojkotimi i shqiptarëve po bëhet në tri komunat ku jetojnë shqiptarët: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Bojkotimi i regjistrimit është bërë unanimisht nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe si i tillë po respektohet. Ndërkohë si kundërpërgjigjeje për ata që bojkotojnë regjistrimin, qeveria serbe po kercnon duke paralajmëruar masa dënimi në të holla.

SHPËRNDAJE