Lugina e Preshevës e pret pavarësinë e Kosovës në NEWBORN-in e Bujanocit

Shqiptarët e Luginës «afruan» Prishtinën për rreth 100 km në Bujanoc, për të festuar pavarësinë para «NEWBORN»-it (1.7 m. me 10 m.) të tyre të ndërtuar dje me iniciativën e z.Nagip Taipi, me qëllim të shmang’jes së pangesave të tarifave doganore mes Serbisë dhe Ksoovës, sanksone keto të vëna ditë më aprë nga qveria e Kosovës, njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

KUSHTRIM MALIQI

Bujanoc, 17 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

 

Sot në orët e hershme të mengjesi Radio Televizioni i Preshevës -RTP  duket se ka hapur manifestimin në Luginën e Preshevës  për pavrësinë e Kosovës me valle e këngë kushtuar pavarësisë nga kengët dhe yjet mët njohur estradës së kosovare. Qytetarët e Luginëssë Preshvës janë zgjuar me tingujut dhe kenget me te bukura dhe me patriotike te te gjitha koherave atdhedashese te krijuara te pasluftes. ‘A vritet pafajsia’ . ‘Pavarsia’ – Ilir Shaqiri ,’Pavarësia’ -Shkurte Fejza, ishin keto nder kenget e shumta të cilat nisën amtosferën e festët së ditë së sotme, kremtimin e katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, me inciativën e rinisë shqiptare nga Lugina e Preshevës të prirë nga z. Nagip Taipi, inciatorë, kanë ndërtuar nga dëbora për 12 orë rresht    « NEWBORN »-ut të Prishtinës » në Bujanoc, kështu jo vetëm duke ofruar Prishtinën për rreth 100 kilometra në Bujanoc, por edhe duke shpëtuar rreth 100 euro për të paguar doganën (kupto për t’mos paguar tarifat e polisave të vëna nga qeveria kosovare)  për kaluar kufirin Serbi-Kosovë, për të festuar bashkarisht pavarësinë e Kosovës me moshatarët e tyre shqiptarë në Prishtinë.

Pra, në pamundësi të festojnë bashkarisht paavrësinë me vëllezërit e tyre kosovarë për shkak tsanskioneve të doganave  mes  Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës megjithatë janë të vendosour që këtë përvjetor të katërt me radhë të pavarësisë së Kosovës ta presin në mënyrën e vetë pranë « NEWBORN-it të Prishtinës » por kësaj radhe në Bujanoc, me një madhësi prej 10 metarsh e lartësi 1.7 m. njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

Pra, sot dita e pavarëisë së Kosovës po kremtohet edhe nga tëri jtë dhe popullata shqipatre e Luginës së preshvës  pranë « NEWBORN-it të Prishtinës »  sado pak për t’ja përngjarë kryeqendrës së Kosovës. Obelisku « NEWBORN »  i ndërtuar nga dëbora  në qendër të qytetit të Bujanocit (në vedin ku është paraparë të ndertohet përmendorja e Skenderbeut) është vënë me iniciativën e z. Nagip Taipit, të cilët kanë krijuar simbolin e shtetit të Kosovës.

Z.Nagip Taipi « arkitekt » i këtij  obelisku  « NEWBORN-it kosavrë » në qendër të Bujanocit   duke falenderuar punen vullnetare te rinjeve t Bujanocit ai ka deklaruar agjencisë kombëtare “Presheva Jonë”  se «se nuk ishte edheaq  pune e lehte të ndertohet ky « NEWBORN-it kosavrë » në qendrën tonë të Bujanocit, kur rina jonë për 14 orë, nga mëgjesi deri në orët e vona të natës në acar e dëborë  kanë punuar instesivisht që ta kemi agti për sot, më 17 shkrut ketë simbol, përmes të cilit ne rinia , popullaat e Luginës së Preshevës  me dëshrië por në pamundësit të kalojmë kufirin andej në Kosovë për shkaqe tashmë të njohuram, ne edhe keshtu e pamë të udhës të solidarizohemi me vëllezërit  tanë kosovarë me rastin e pritjes dhe kremtimit të ditës së pavarësisë së Kosovës… »

Kosova Lindore, përmes këtij  «NEWBORN »-ni ashtu si mundet, në mënyrën e vetë i uron popullit  dhe institucioneve të Kosovës vitin e katërt të pavarësisë, me shpresë që sanksionet e tarifave të vënë kohë parë nga qeveria e Kosovës të eliminohen, të mos zgjasin shumë gjatë dhe të  « shkrihen » mu si kjo dëborë e « NEWBORN-it», që do të shkrihet nesër, pëe të kaluar  lirshëm dhe vizotojnë pa pagesaku ditëve të ardhshme shtetin  amë, Kosovën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni