Shkruan:Kushtrim MALIQI
Studentët e Luginës së Preshevës pa universitet,mbi 2 mjë sish, të shkepur pikë e pesë nëpër “dynja”  . Viti i sivjem  akademik 2012/13 nisi ashtu si nisi në Kosovë e Shqipëri të cilës armatë ju janë bashkangjitur edhe mbi  420 studentë të rinjë nga Lugina e Preshevës. Ndërsa aktualisht vec atyre në Kosovë e Shqipëri  Lugina e Preshevës ka edhe 1500 studentë tjerë..por, ku dhe si ?  Tash e 12 vjet ende kush s’ja bën llafin universitit ?!  Serbët e Kosovës në Veri, që numerikisht dy-tri herë janë  më pak sa ata në Luginë, sot janë me dy universitete , që diku në mediat serbe lexuam se ata sot flasin për hapjen edhe të një Akademie shkencash ?!  thuhet në komentin redaksional të agjencisë  informative kombëtare “Presheva Jonë”

Preshevë, Prishtinë, Tiranë, 1 tetor

Shqipëria dhe Kosova siq dihet sivjet ka pranuar vetëm 412   studentë nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja. Kurse  qindra studentë tjerë nga Lugina, në mungesë të një Universiteti në vendlindje,  janë të detyruar të studiojnë jashtë, diku në universitet e ballkanit (Vranjë, Suboticë, Sarajevë, Zagreb..) apo kush ka pasur mundësi edhe më larg…në perendim në uniersitetet botërore.

Më konkretisht, siq ka njoftura agjencia informative „Presheva Jonë“ për vitin akademik 2012/13 Tirana dhe Prishtina  kishte rezervuar 412  vende për studentët nga Lugina e Preshevës, ku 182 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë  regjistruar në Shqipëri. Kurse 230 studentë  tjerë në Universitetin e Republikës së Kosovës.

Nëse kemi parsysh numrin e maturantëve mbi 1000 sish  të dalur nga shkollat e mesme të Luginës së Preshevës lirisht mund të themi se gjysma e tyre kanë mbetur pa u regjistruar as në Kosovë e as në Shqipëri për shkak të numrit (kuotave të kufizuara, por edhe  për shkak se, siq flitet nërpër qarshinë e Preshevës nuk paskan pasur lidhje të forta apo në mungesë të mjeteve financiare.Prandaj, sikur  Presheva  të kishte një universitet,  dy problemet e fundt do të ishin zgjidhur.
 

Studentët e Luginës së Preshevës pa universitet,, mbi 2 imjë sish, të shkepur pikë e pesë nëpër “dynja”


Nga kjo mungesë e një universiteti në Luginën e  Preshevës maturantët-studentët tanë janë gjendur ashtu, kush si ka mundur apo sa të thellë  kanë pasur xhepin prindërit e tyre të cilët pa dashje është dashur ta marrin dynjanë n’sy  për t’u regjistruar dhe studiuar në universitet ose përrreth Luginës (Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni)  ku gjeografikisht dhe financiarisht mund ta hanë disi në sy.  Ndërsa pjesa dërmuese që nuk kanë arritur të regjistrohen në rajon , janë obliguar t’ja mësyejnë jashtë.

 

Vlen të theksohet se rezultat i pranimit dhe regjistrimit të studentëve shqiptare nga Lugina  e Preshevës në Universitet e Kosovës dhe Shqipërisë  është meritë më e madhe e autoriteteve, kupto ministrive të arsimit nga Prishtina dhe Tirana. Pranimin e  studentëve të Luginës së Preshevës në universitetet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, ministritë e tyre e konsiderojnë më shumë si një gjest vëllazëror dhe jo të domosdoshëm , sepse shpesh autoritetet e Tiranës dhe Prishtinës kanë pohuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta kenë universitetin e vetë në gjuhën shqipe. Dhe krejt paradoksale  është fakti se serbët e Kosovës sot kanë dy universitete në Kosovë, numerikisht disa herë më pak, se shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët edhe pse luftuan, sot nuk kanë universitet !

 

 

Lugina e Preshevës qe 12 vjet pa universitet, serbët e Kosovës me dy universitete ?!

Cështje e hapjes së një qendre  universitare  në Luginën e  Preshevës e cila është dashur të bëhej kahmoti,  nuk është cështje e organizimit luftarak  e as cështje e këmbimit të territoreve që shpesh liderët e këtyre trevave flasin për reciprocitet, kurse vetë nuk hapin universitet për rininë shqiptare aty ku jetojnë dhe veprojnë ?!..Por. thjeshtë  është një cështje arsimi, ceshtje e një institucioni të lartë arsimorë të cilin sigurishtë nuk do ta pengojnë ndërkombëtarët  madje ndoshta as vetë serbët, nëse lidershipi  i Luginës do ta kërkonte seriozishtë një gjë të tillë. Serbët e Kosovës kur kanë sot dy universitete (në Veri dhe Prishtinë) pse shqiptarët e Luginës për dy tri herë më shumë se ky komunitet, nuk kanë sot e kësaj dite asnjë institucion të lartë universitar…?!

Ndokush mund të thotë se se shqiptarët e Luginës kanë disa fakultete…po , dakord, ka por keto janë vetëm sa për sy e faqe për t’u justifikuar serbia para ndërkombëtarve se „Beogradi është duke bërë dicka për minoritetet“ fakultete këto që nuk përbushin kërkesat reale të studentëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja. Madje arsyetimi tjetër i minisrit Obradovic që i deklaroi agjencisë sonë „Presheva Jonë“ se „Beogradi as minsitria nuk ka buxhet, mjete për hapjen e një universiteti në Preshevë ?!“ ishte një përgjigje cinike dhe thjesht hedhje pluhur syve shqiptarëve. Serbia ku paska buxhet e mjete për dhjetë universitete e nuk paska për shqiptarët e Luginës, ishte përgjigjia e gazetarit tonë për ministrin serbë.

Për liri, për demokraci, për universitet ranë 28 ushtarë të UCPMB-së të vrarë nga Serbia, ajo vrau për qëllime të veta  30 shqiptarë tjerë civilë pas viti 2000, këta kryesisht intelektualë e biznismen qe ishin shtyllat kryesore të kombit e  perspektivës të kësaj Lugine. Heronjtë, trimat shkuan.. e mbetën liderët…Pas vdekjes së tyre, a thua a ka mbetur ndokush në Luginë të bëjë universitet ?!. .do të pyeste ndokush me plotë të drejtë…

Cudi, shqiptarët e Luginës në vitin 2000 kur vinte ende erë baroti andej e erë lufte këndej…më mire dhe më shpejtë dijtën të  organizohen për t’u paisur me armatim me fishekë e pushkë që iu imponua, kurse sot nuk dijnë ose nuk duan  të organizohen në “liri” për të hapur një universitet për fëmijët e tyre për t’mos i shpërndarë ata pik e pesë nëpër botë të cilët studiojnë në kushte të vështira përvec financiare e here herë me presione e politika diskriminuese, siq është rasti I fundit me studentët tanë nga Lugina në Maqedoni apo studentët tjerë shqiptarë në Vranjë,  Suboticë apo Beograd me i sha “siptarska majka” sahat e  dakikë. A s’eshtë kjo turp, hije  e zezë për Luginën  ?!

SHPËRNDAJE