Shqiptarët e bënë Baselin kampion të Zvicrës

Xherdan Shaqiri, Beg Ferati e Granit Xhaka kanë luajtur titullar në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të skuadrës së tyre, Basel që ajo të shpallet kampione e Zvicrës në futboll. Shaqiri madje ka shënuar golin e dytë të ekipit në minutën 45 dhe është zvëendësuar në minutën 75. Ferati (largohet nga ekipi ka nënshkruar me Freiburg) dhe Xhaka kanë luajtur deri në fund të ndeshjes. Basel para kësaj ndeshje ishte i përcjellur me vetëm një pikë më pak nga Zurichu, i cili po ashtu fitoi në shtëpi ndaj Thunit (1:0). Pas largimit të Feratit është shumë i mundshëm edhe largimi i Shaqirit nga Baseli, por aty do të lirohet vendi që stinorin e ardhshëm të luajnë më shumë Granit dhe Taulant Xhaka.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni