Shqiptarët e Amerikës nderojnë me krenari bijtë e malësisë së Gjakovës


“Ata ishin dy burra nga Tropoja, të cilët, u rritën në djepin e trimërise, dhe me këngen e lirisë, dy emra të cilët u gdhenden në historinë shqipëtare, kështu u tha në akademin përkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së vitit 1910, përkatësisht varjes së Patriotëve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.”

 

BEQIR SINA

 

New York, 13 Dhjetor (Presheva Jone)

 

Me rastin e nderimit te dy figurave të kombit, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, ne 100 vjetorin e varjes së tyre nga turqit e rinjë,  z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i ka drejtuar kryetarit te komunës së Gjakovës, Dr. PaL Lekaj një letër faleminderimi ku thuhet se shqiptarët patriot e atdhetarë në SHBA-ës, faleminderojnë Gjakovën, që i nderoi këtë fund nëntori, bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.

“I nderuari Dr. Pal Lekaj, thuhet ndër të tjera në letrën e zoti Bajraktari, Kryetar i komunës së Gjakovës dhe të nderuar të gjithë ju pjesëmarrës të atij manifestimi përkujtimor në 28 nëntor në Gjakovë: Në pamundësi që edhe unë të isha bashkë me ju dhe të bëhesha pjesë e atij tubim historik, më lejoni që nga New York-u, në emër të familjes sime, dhe të gjithë miqve dhe shokëve të mi, atdhetar e patritot në SHBA-ës, t’ju përshëndes juve personalisht dhe pjesëmarrësit e atij manifestimi aq dinjitoz, ku ju përkujtuat dy figura të rëndësishme të kombit, Shaban Binakun dhe Abdullah Hoxhën, me rastin e 100 vjetorit të varjes së tyre nga turqit e rinj, në qytetin tuaj, në Gjakovën heroike. Me këtë ju treguat se sa i çmoni lart vlerat historike të popullit tonë, përcjellë me kalvare e sakrifica të mëdha për liri dhe pavarësi.”

Ndërkohë edhe media gjakovare, shkruajti këto ditë se në 100 vjetorin e Kryengritjes së vitit 1910 në çlirimin e tokave shqiptare nga perandoria osmane,  Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Prishtinë dhe Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”,  me rastin 98 – Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, me një  akademi përkujtimore, kujtoi dhe nderoi patriotët e shquar  Shaban Binaku nga Bujani dhe Abdulla Hoxha nga fshati Kovaç, të Malësisë së Gjakovës,  të cilët para 100 vjetësh u varën në mes të pazarit të Gjakovës.

“Ata ishin dy burra nga Tropoja, të cilët, u rritën në djepin e trimërise, dhe me këngen e lirisë, dy emra të cilët u gdhenden në historinë shqipëtare, kështu, u tha në akademin përkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së vitit 1910, përkatësisht varjes në litar në mes të qytetit të Gjakovës, së Patriotëve të shquar Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.”

Spas medias gjakovare është njoftuar gjithashtu se të pranishëm në këtë akademi përkujtimore përveç strukturave komunale të Gjakovës, të pranishëm ishin dhe mysafirë të shumtë nga Shqipëria e Kosova, mes të cilëve edhe Princi Leka Zogu, pastaj zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ekrem Spahija, deputet të Parlamentit shqiptar, kryetar komunash të Kukësit e Tropojës dhe familjarë të patritotëve të shquar Shban Binaku dhe Abdulla Hoxha.

Për figurën e ndritshme të këtyre dy atdhetarëve, që radhiten ndër luftëtarët e shquar në shumë beteja për çlirimin e trojeve shqiptare folën profesorët e Institutit të Historisë të Kosovës, Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj,  kryetarë të bashkive këtej e matanë kufirit shqiptarë, bashkëqytetarë dhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitet të jetës shoqërore. Me një fjalë rasti për rezistencen e dy patriotëve  dhe kontributin e tyre për çështjen kombëtare u prezentua edhe Dr.Pal Lekaj kryetar i komunës së Gjakovës.

Atdhetarët Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, u nderuan me mirënjohje pas vdekjes nga struktura të Shqipërisë. Përveç akademisë përkujtimore, në 100 vjetorin e varjes së dy dëshmorëve, u shfaq edhe një film dokumentarë, është zbuluar pllaka përkujtimore në nje shesh ne qytetin e Gjakovës, si dhe janë vendosur kurora me lule në varrezat ku prehen trupat e dy dëshmorëve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.

Duke përkujtuar 100 Vjetori i varjes në litarë të dy figurave të shquara të asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhës, gjithmon sipas shtypit lokal, thuhet se pjesmarrësit thanë se ngjarjet e atyre viteve sollën edhe pavarësinë e Shqipërisë më 1912-të dhe shënuan kështu fillimin e një rrugë të gjatë deri tek pavarësia e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjakovës dr. Pal Leka, tha se Dita e flamurit kombëtar është kremte e gjithë shqiptarëve dhe ajo i ka rrënjët në shëmbëlltyrën e të rënëve për lirinë e shqiptarëve. ” Me përkushtimin dhe flijimin që na japin këto familje – Binaku dhe Hoxha janë shëmbëlltyra e jetës dhe e vdekjes së përbashkët për komb – atëdhe dhe bashkim kombëtar.

Deputeti i Parlamentit  Besnik Dusha tha se nëntorin e sivjetëm shqiptarët e kremtojnë krejt ndryshe nga e kaluara e tyre.”Ky 100 vjetor tha deputeti Dusha, është përvjetori i pavdekësisë i kryengritësve dhe heronjëve të përjetëshëm dhe e gjenë kombin tonë në momenetet më fat-lume , Kosovën e lirë e të pavarur dhe Shqipërinë e lulëzuar dhe që vazhdon të ndryshojë për çdo ditë ; Shqipërinë anëtare të NATO-s, shqiptarët do të lëvizën pa viza në të gjithë Europën dhe Shqipëri aspirante për në Bashkimin Europian,” kështu citohet të këtë thënë ndër të tjera edhe Deputeti i zonës Besnik Dushaj.

Në këtë përkujtimore e ka marr fjalën edhe Princi Leka i biri pretendenti të Fronit Mbretit Leka Zogu i I-rë, i cili bëri thirrje për respektimin e të gjithë atyre që flijuan më shumë për këtë ditë që gëzojmë ne sot. Princi Leka,  theksojë “Zëri i Amerikës”, në një reportazh të shkurtër të saj, tha se në “këtë ditë të rëndësishme duhet të kujtojmë ata që u flijuan dhe sakrifukuan për këtë ditë të madhe që gëzojmë ne sot, të gjithë shqiptarët , prë të gjithë ata që bënë gjithçka për kombin dhe atëdheun tonë, për lirinë tonë, që u luftua me sakrifica dhe mundim , pra janë të gjithë ato familje si ajo Jashari edhe familje të tjera të Kosovës të cilat luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë në këtë përkujtimore e ka marrë fjalën edhe drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës, Professor Isuf Bajraktari, i cili, e ka vënë theksin në fjalën e tij, në respektimin e së kaluarës dhe përqëndrimin e shqiptarëve drejt ndërtimit të së ardhemes së tyre të shëndrritëshme që kanë përpara. Profesor Bajraktari ka potencuar se “duhet me qënë krenar ne për të kaluarën e tyre, dhe të punojmë me përkushtëmëri për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për të arritur një jetë të lumtur në liri e demokraci dhe të shpresojmë edhe tek një Shqipëri të bashkuar.”

Pinjolli i familjes Binaku, pasardhësi i kësaj familje të nderuar në këtë anë, veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, i bëri jehonë të madhe ngjrjeve të atyre viteve duke përkujtuar  100 Vjetorin e varjes në litarë të dy figurave të shquara të asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhës. Mulosmani tha se “sot, jemi në një vend ashtu siç e dëshironin të gjithë ata që u flijuan për këtë ditë. Ne jemi sot të lirë dhe të bashkuar të paktën shpirëtërisht dhe fizikisht, më afër dhe më të bashkuar sesa sot kurr nuk kan qënë ndonjëherë shqiptarët në historinë e tyre.” tha ai duke sigamtizuar apostolatin e Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu – “për një Shqipëri Etnike”.

Veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, ka faleminderuar në mënyrë të veçantë në emër të tij dhe familjes Mulosmani në Amerikë, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe të gjithë patritotët dhe atdhetarët shqiptarë në Amerikë, që  faleminderuan Gjakovën që nderoi bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni