Hakerët shqiptarë nga Kosova kanë sulmuar një faqe Interneti që i dedikohet publikimit të informacioneve mbi zgjedhjet në Serbi www.izbori.org.rs.

Në mesazhin e postuar në gjuhën angleze, të nënshkruar nga “Shqiponjat në Aksion”, thuhet se “web-faqet e Serbisë tani janë cak i grupit” dhe se “aksionet e tilla nuk do të ndalen”.

Faqja e sulmuar nuk është faqe zyrtare e Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë.

SHPËRNDAJE