Gjuha shqipe është që sot gjuhë zyrtare në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Kështu parashohin ndryshimet e miratuara sot të Statutit të FFM-së, në arsyetimin e të cilave thuhet: “Gjuhë zyrtare mbetet ajo maqedonase, por gjuha shqipe sëbashku me të tjerat gjuhë do të përdoren dhe trajtohen si gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”.
Burime pranë Federatës, kanë bërë të ditur se këto ndryshime kanë qenë kushti kryesor për bashkëpunimin e saj me FIFA-n dhe UEFA-n.
“Mosmiratimi i këtij Statuti, ashtu siç është propozuar, do të shkaktonte sanksione nga ana e këtyre dy organizatave botërore të futbollit”, thonë nga FFM.
Ndërkohë, sot për kryetar të kësaj Federate është zgjedhur trajneri aktual i klubit Vardar, Ilço Gjorgjioski.

SHPËRNDAJE