Shqipëria vitin 2012, e nis më miqësoren ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare në futboll ndeshjet në vitin 2012, do t’i nis më miqësoren ndaj Gjeorgjisë.

Gjeorgjia dhe Shqipëria, do të përballen në miqësoren e 29 shkurtit.

Lajmi për zhvillimin e miqësores ndaj Gjeorgjisë, është konfirmuar nga krerët e Federatës Shqiptar të Futbollit (FSHF). Kjo miqësore vjen në kuadër të përgatitjeve për eliminatorët e botërorit “Brazili 2014”.

Ndërkohë, drejtuesit e FSHF-së, akoma janë në kërkim të përzgjedhësit të ri, pasi që kuqezinjtë ka kohë që ka mbetur pa kreun e bankinës, pas largimit të kroatit Josip Kuzhe. Sipas drejtuesve të FSHF-së, shumë shpjet do të emërohet selektori i ri i ekipit kombëtar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni