Shkruan Asllan DIBRANI

Me   fjalën shtetësi  kuptojmë se është (dokument zyrtar)-me të cilin përcaktohet përkatësia shtetërore e individëve. Zakonisht në praktikë gjithë banorët e lindur të një shteti, kanë përkatësinë shtetërore të ati vendi ku  ka lindur. Ka ndryshime   në disa shtete, qe qytetari i huaj nuk mundet me qenë përfitues i shtetësisë  se ati vendi edhe me shumë vite,  siç është rasti i  shumë qytetarëve  shqiptarë,   qoftë nga( Shqiperia ,Kosova apo pjesë tjera  me popullatë shqiptare)  në Ballkan. Ka shqiptarë, deri me 25 vite qëndrimi në vende e huaja  pa shtetësi përkatëse te atij shteti, si shembull  në Gjermani ka shume shqiptarë  qe kategorizohen   të pa shtetësi.  Akoma  kanë  disa shtetësinë  jugosllave(serbe)  qe  në praktikë nuk njihen as “shtetas kosovar” qe  edhe në regjistrimin e popullatës në Kosovë në vitin e kaluar, i kushtoj mjaft Kosovës     ne raport me numrin egzistues.

– Këtu duhet cekur se ka shtete  në të cilat pas qëndrimit të personave në to, më gjatë se 5 vite, ata kanë të drejtë posedimi të shtetësisë nëse i përmbushin edhe disa kritere plotësuese. Po ashtu në praktikë sipas ligjeve të shumicës së shteteve, përkatësia shtetërore e individëve mund të ndryshojë  qe të ketë   edhe  nga” dy e tri  shtetësi “!

Isha, në Shqipëri para  dy viteve  , në Durrës pata rastin  t’i njoh  ca fqinjë  të një mikut tim. Gjithnjë komunikimi  ishte shqip. Miku im  qe nga fëmijëria i njihte  si shqiptar .

-Ai u shpreh  ma tutje se këta komshinjtë të gjithë ishin bullgar dhe  kanë marrë shtetësinë bullgare pak i nevrikosur  përfundoj rrëfimi i tij!?… Si  frymëzim  i kësaj teme  vendosa ta    analizoj, se çka jemi ne shqiptarët?   A jemi  kundërshtar potencial ndaj vetvetes, qe shumë lehtë vlerat tona i përçmojmë,  i përbuzim   i dhunojmë me duart tona ! Tjetërsohen qytetarët tanë, paradoks  i shprehur   deri ne vetmonim  si keqmenaxhim  juridik  duke ju dhënë qytetarëve tanë shtetësi të huaj?…  ndërsa vete “shqiptarëve nuk u epet  shtetësia shqiptare aq lehtë” ,po te jetë kosovar apo një shtetas shqiptar nga shtete fqinje ?  Për tu bindur kësaj informate hulumtova se në Shqiperi, (Bullgaria u ka dhënë shtetësinë e saj 11.441 personave që nga fillimi i 2011 deri në mes të shtatorit). Shtohet pyetja ku janë organet shtetërore shqiptare? Ku është  shteti juridik qe duhet të  jetë prezent pran këtyre  abuzimeve  dhe paradokseve  qesharake,  pa u kujdesur   fare ndaj këtyre  akteve  “antishqiptare” qe po kryhen nga  shtete fqinje. Veprime te tilla ka  sidomos  nga  Greqia fashisoide qe pretendon  të “asimiloj shqiptarët   për brenda Shqipërisë”  me misionarët në Shqipëri  e lere ma ata refugjatët  tanë  qe qëndrojnë në Greqi,  duke shantazhuar  dhe cenuar të drejtën e qytetareve  tanë me përkatësi  “ortodokse” , – ose duke ju imponuar edhe ndërrim emrash!…  Maqedonia e ngordhur, nuk  është e pa prekshme në këtë fenomen  ,  po as Serbia qe  në kohët e fundit shpikë   shifra të minoritet serb atje.   Nga kjo përfundon mendimi se Shqipëria  karshi këtyre tendencave, manipulimit  të minoriteteve   nuk është  duke  e prezantuar veten  si shtet fare, duke lejuar  përdhunosjen e shtetit shqiptar?

 

 

Rregullorja për heqjen dore nga shtetësia shqiptare  si ma posht:

 

·  Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë

identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje, kombësinë),

adresën e sakte te vendbanimit te tij te përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni) ku

pret informim për ecurinë e aplikimit te tij, arsyet e kërkesës për heqjen dore nga

shtetësia shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi;

·  Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal,

marre ne vendin përkatës;

·  Certifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit ;

·  Certifikata familjare e aplikuesit ;

·  Vërtetimi i gjendjes gjyqësore ;

·  Vërtetimi nga Gjykata e rrethit ;

·  Vërtetimi nga Prokuroria;

·  Vërtetimi nga Zyra e Përmbarimit ;

·  Vërtetimi nga Kryetari i Njësisë administrative qe është banor i asaj njësie, në te

cilin të konfirmohet adresa e sakte ;

·  Certifikata e martesës se aplikimit e marrë në vendin ku është lidhur martesa;

·  Dokumenti qe vërteton rezidencën, vendbanimin e tij ne shtetin premtues të shtetësisë

tjetër. Ne çdo rast ky dokument duhet të jete për te gjithë anëtaret e familjes;

·  Deklarata noteriale e te dy prindërve, ku te shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dore

nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre te moshës deri 18 vjeç; Këto  obligime  të një qytetari të Shqipërisë janë të qarta,  po a thua se po zbatohen në praktike nga  qytetarët   e shteteve  fqinje qe i konsiderojnë si te vet  atë pjese te minoritareve   në Shqipëri ?!..

 

Shpjegime  mbi heqjen dore  nga shtetësia  shqiptare

Presidenti i Republikës, sipas nenit 92 të Kushtetutës, ka kompetencë të japë dhe të lejojë  heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, sipas ligjit.

Kështu thuhet ne rregulloren   e  shtetit  shqiptar  për shtetësinë  , a thau se Presidenti shqiptar ka pasur mundësi t’i shqyrtoj dhe t’i nënshkruaj gjithë ato  kërkesa vetëm në vitin  2011 edhe atë ne 6 mujorin e parë?

Numër jo i vogël  kanë përfituar të drejtën e shtetësisë bullgare, (11.441 personave),  a thua se   presidenti gjatë 6 muajve vetëm ketë  punë  ka pasur ?  Po të zbatohet një orar pune normal  nga  8 orë  në ditë,  a thua se i ka premtuar koha ti nënshkruaj gjithë këto kërkesa?!…  A thau se presidenti shqiptar  ka pasë ndonjë punë tjetër  , ndonjë vizitë  jashtë shtetit , apo pritje të ndonjë  burrështeti  zyrtarisht në Shqipëri ,apo edhe ndonje aktivitet  tjetër ?  Nga një mendim i shendosh del se organet  shtetërore të Bullgarisë kane bërë   abuzime ,keqpërdorime dhe thyerje të  normave ndërkombëtare, pa e përfillur fare  shtetin shqiptar!

Shtetësia  problem edhe në Kosovë!

Në vitet e fundit numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masovisht, heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaft shqetësuese  .

Kosovarët heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar. “Në bazë të ligjit për shtetësi në shumë shtetet të tjera evropiane lejohen dy shtetësi. Por, ka shtete të tilla, që nuk i pranojnë dy shtetësi, prandaj qytetarët tanë,

të cilët pretendojnë të marrin shtetësinë e atyre shteteve janë të detyruar të heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës edhe këtu ka te meta të mjaftueshme,  qe  shtetasit kosovar sot përballën  me një varg problemesh të kësaj natyre në mungesën e marrëveshjes bilaterale të  Kosovës me ato shtete ,por kur është ne pyetje  kërkesa nga kosovaret  për shtetësinë  shqiptare kërkohen  shumë e shumë   obligime , dokumente dhe kushte  qe shteti shqiptar nuk i përfill  etj .

Shqipëria t’u njeh dy shtetësinë shqiptarëve kudo qe janë!

Sipas vendimeve  praktike në shumë shtete të  ndryshme  evropiane   ju njihet e drejta e shtetësisë të gjithë shtetasve të vet  ,rasti konkret i (bullgareve qe kudo që ka bullgarë të vet  në  Maqedoni,Shqipëri,  Maldovi  në Kosovë) qe gorant i konsideron si bullgar etj, sot  gëojnë shtetësinë bullgare. Një gjë te tillë  ka bërë  edhe shteti hungarez qe te gjithëve  shtetasve   “hungarez në Vojvodinë dhe gjetiu” ,  ju ka njohur e  drejtën  e  dy  shtetësisë ,ashtu  ka vepruar edhe Serbia me qytetarët e vet  . Nga kjo praktikë e zbatuar  nga shtetet  fqinje,  edhe Shqipëria duhet ta praktikoj një gjë te tillë për shtetasit e vet ku do qe i ka,  në Kosovë , Serbi, Maqedoni , në Greqi ,  Mal te zi  apo në Diasporë.

SHPËRNDAJE