largea_75971_270561129771468_903944487_n1393408995Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka treguar se sot zhvillohet greva e transportit të pasagjerëve prej 22 mijë shoferëve kundër qeverisë Rama – Meta.

“Sot zhvillohet greva e transportit të pasagjerëve, më e madhja në historinë e vendit. 22 mijë furgona në betejë, në grevë të përgjithshme për egzistencën e tyre, për bukën e gojës së fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe kundër qeverisë Rama – Meta, që i ka bllokuar për të vendosur monopolet e mafies së rrethit të vet në transportin e pasagjerëve dhe për të gjobitur me 1500 euro rryshfet çdo liçensë taksish e furgonash që do të jepet pas heqjes antiligjore të liçensave egzistuese!” ka thënë Berisha.

Berisha ka kërkuar nga qytetarët ta mbështesin në të gjitha mundësit këtë protestë të 22 mijë shoferëve kundër qeverisjes së Rames.
“Qytetare e qytetarë, ju ftoj të mbështesim totalisht, me të gjitha mundësitë tona, këtë protestë të 22 mijë shoferëve, që luftojnë për kafshatën e gojës dhe kundër akteve çnjerëzore dhe antiligjore të piktorit dështak dhe ekipit të tij kleptokratik ndaj tyre” ka shkruar Berisha në Facebook.

SHPËRNDAJE