Tiranë, 9 shkurt – Filmi shqiptar “Dita zë fill” i regjisorit Gentian Koçi, është bërë pjesë e katalogut të kompanisë franceze WIDE, që do të prezantohet këtë vit në Festivalin e Filmit në Berlin.

WIDE është një nga distributorët më të mirë ndërkombëtarë me një numër shumë të madh filmash në katalogun e saj.

“Dita zë fill”, siç transmeton KultPlus, është filmi i parë i gjatë për regjisorin Gentian Koçi dhe është një bashkëprodhim shqiptaro – grek i financuar nga Eurimages, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Greek Film Center, SEE. Ky film është financuar gjithashtu edhe nga Radio Televizioni Shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori i filmit, Gentian Koçi, i cili është shprehur shumë i kënaqur.

“Jam i kënaqur t’iu njoftoj se filmi ynë “Dita zë fill / Daybreak” do të përfaqësohet nga shitjet ndërkombëtare, me seli në Paris, WIDE, dhe nga tani e tutje është pjesë e platformës së Eyes Film”, ka shkruar në rrjetin social Facebook regjisori Koçi.

SHPËRNDAJE