“4 dhjetori, për të gjithë ushtarët është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e martirët e vërtetë, duke hapur rrugën e krijimit të ushtrisë moderne të Shqipërisë që sot renditet në Aleancën më të madhe ushtarake të të gjitha kohërave në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, u shpreh ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të hënën në ceremoninë e organizuar për 99 vjetorin e ushtrisë shqiptare.

Sipas ministrit Imami, “këta patriotë të mëdhenj me veprën e tyre të papërsëritshme i dhanë kombit shqiptar, pas më shumë se 4 shekujsh, nga vdekja e burrit të madh Gjergj Kastrioti, shtetin e tyre të lirë, të mëvetësuar dhe sovran”.

Është madhështia e kësaj vepre ajo që u ka dhënë atyre vendin që u takon në kujtesën e përbadhkët të kombit shqiptar, në faqen e parë të historisë së shtetit shqiptar”, theksoi Imami.

Duke folur për arritjet e Ushtrisë shqiptare, Imami shtoi se, “Shqipëria sot ka një ushtri profesioniste dhe që forcohet dita ditës, duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj”.

“Forcat e Armatosura po lirohen nga barra e rëndë e municioneve dhe materialeve të tepërta të trashëguara nga e kaluara. Viti që vjen është një vit vendimtar për përmbylljen e procesit të asgjesimit të municioneve të tepërta në poligone”, tha Imami.

“Forca tokësore sot është më e mirë trajnuar më profesionale më efiçente. Forcta detare dhe forcat ajrore po modernizohen dhe po pajisen dita ditës me shpejtësi me mjete dhe teknologji të avancuar. Ushtarakët shqiptar po kyejnë me sukses misione luftarake nga më të rrezikshmet dhe nga më të rëndësishmet, në operacionet e Afganistanit”, u shpreh ministri Imami.

“Ky që nisim sot, si viti i 100 i ekzstencës së Forcave të Armatosura duhet të jetë një vit model i dedikimit dhe përkushimit maksimal i të gjithë pjestarëve të FA për përmbushjen e misioneve tyre, shtyrjen përpara e rferomave të nisura dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale”, përfundoi Ministri i Mborjtjes së Shqipërisë, Arban Imami.

SHPËRNDAJE