http://www.botasot.info/img/kombetarja.jpgKombëtarja e Shqipërisë, pas zhgënjimit ndaj Azerbajxhanit katër ditë më parë, sot në miqësoren e radhës ndaj Maqedonisë do të kërkojë fitore, në mënyrë që të rikuperon humbjen e “pa pritur” kundër Azerbajxhanit prej 0:1.

Maqedonia dhe Shqipëria, do të takohen sot në Prilep, në një ndeshje miqësore. Xhemal Mustedanagiq, boshnjaku që do t’i prijë kuqezinjve edhe në këtë miqësore në mungese të përzgjedhësit të ri, është shprehur optimist se ekipi shqiptar do të arrij fitoren ndaj Maqedonisë.

“Ne kemi luajtur një ndeshje cilësore ndaj Azerbajxhanit, pavarësisht se kemi humbur atë takim. Pres që edhe ndaj Maqedonisë, skuadra të tregoj lojë kualitative. Shpresoj se kësaj radhe edhe fati sportiv do të jetë në anën tonë, në mënyrë që ne ta fitojmë ndeshjen kundër Maqedonisë”, ka thënë Mustedanagiq.

SHPËRNDAJE