Shqipëria fton kompanitë azerbajxhanase

Qeveria e Shqipërisë prej kohësh është angazhuar në lobimin për ndërtimin e projektit të gazsjellësit TAP duke qenë se ky projekt e shndërron Shqipërinë në një faktor kryesor dhe i siguron asaj përfitime.

“Projekti i TAP-it e bën Shqipërinë faktor në sistemin e furnizimit me energji dhe të furnizimit me gaz, si dhe mundëson gjetjen e një burimi të ri të energjisë që është gazi me çmim të lirë, për bizneset dhe popullsinë”, thekson Suzana Guxholli, këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas saj, ky projekt do të rrisë të ardhurat në buxhet, për nga taskat dhe pagesat që paguajnë këto sisteme, kur të kalojnë dhe shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë, si dhe do të rrisë punësimin.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Azerbajxhan, kryeministri Sali Berisha në takimin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ftoi kompaninë shtetërore të gazit dhe naftës Socar të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit, si dhe në zhvillimin e master-planit për ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në Shqipëri.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni