Për herë të parë do të prezantohet në panairin për pasuritë e patundshme në Mesdhe

Shqipëria është atraktive për të huajt, jo vetëm për ta vizituar atë por edhe për të investuar në territorin e saj. Duke parë kërkesat dhe interesin shumë të lartë të të huajve për tu njohur me bukurinë e natyrës, me kulturën, traditën, të përditshmen shqiptare dhe pasuritë e saj organizatorët e panairit ndërkombëtar “A place in the sun” që do të mbahet në muajin shtator në Birminghan të Britanisë së Madhe , i kanë dhënë një vend të vecantë Shqipërisë. Një nga mediat më të njohura britanike me po të njëjtin emër “A place in the sun”, së fundmi ka publikuar një artikull për këtë eveniment të madh.
“Shqipëria ekskluzive në “A place in the sun live”. Kështu shkruhet në kryetitullin e revistës.
Shqipëria është një destinacion në zhvillim për blerësit e pronës jashtë shtetit. Ajo ka një bregdet të bukur në Detin Adriatik dhe Jon, duke ofruar disa nga pronat me çmimin më të ulët në rajonin e Mesdheut, lexohet më tej. Në panairin e organizuar në NEC Birminghan, agjencia më e madhe imobiliare në Shqipëri, Century 21, në bashkëpunim me “A place in the sun” për herë të parë në këtë panair ndërkombëtar do të ofrojë një gamë të gjerë të pronave dhe mundësive të investimit në Shqipëri, nga Saranda në Jug e deri në majën më të lartë të veriut në Velipojë. Ligji shqiptar nuk ka kufizime mbi pronësinë e huaj të pasurive të patundshme thuhet në shkrim dhe specialistët e Century 21 do të sigurojnë të gjithë pjesëmarrësit me të gjithë informacionin e nevojshëm mbi këto objekte.
Më tej në artikullin e revistës britanike citohet se, Shqipëria është një nga vendet me barrën fiskale më të ulët në rajon, shitja e pasurive të patundshme dhe toka nuk janë subjekt i taksave dhe nuk ju nuk duhet të paguani asnjë taksë pasurie. Për të gjithë vizitorët e stendës në këtë panair të rëndësishëm dhe të përmasave botërore, “A place in the sun” do të ofrojë një mundësi ekskluzive për Shqipërinë duke u mundësuar atyre pamjet, objektet dhe informacionin më cilësor mbi vendin tonë, ku ofertat do të jenë të shumta. Apartamentet bregdetare ofrohen me një cmim që fillon nga 15 mijë dollarë por edhe vila luksoze me cmime shumë të arsyeshme. “A place in the sun” është mundësia më e mirë për të bërë të njohur pronat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Një portofol i zgjedhur pronash të territorit të Shqipërisë do të prezantohet në panairin më të madh të pasurive të patundshme të Mesdheut që mbahet në qendrën e panaireve NEC Birminghan më datat 28-30 shtator 2012. për herë të parë Shqipëria do të ketë një stendë të vetën në këtë panair, ajo do të prezantohet nga konsuilentët më të mirë të pasurive të patundshme, pjesë të sistemit Century 21. ekspozimi i pronave, trojeve, apartamenteve, rezidencave dhe projekteve të reja ambicioze do të shoqërohet sëbashku me një guidë të detajuar të procesit të marrjes së titullit të pronësisë nga një shtetas i huaj, jo resident në Shqipëri.

SHPËRNDAJE