Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ritheksuar sot se Shqipëria do të vijojë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në Afganistan. Ai duke shprehur ngushëllime për komandantin që ra në krye të detyrës Feti Vogli dhe shërim për nëtetatin Aleksandër Peci që ndodhet në gjendje të rëndë, ka theksuar vendosmërinë për vijimin e kontributin krah NATO-s.

Deklarata është bërë pas ngushëllimeve të bëra nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui, i cili ka shprehur keqardhjen për sa ndodhi një ditë më parë.

“Dua ta falënderoj ambasadorin Sekui për ngushëllimet që paraqiti për kapitenin që ra në kyre të detyrës. Kjo ngjarje e dhimbshme për vendin por ne mbetemi të vendosur të japin kontributin tonë në këtë vend, paqja dhe stabiliteti i të cilit është i rëndësishëm për botën dhe Evropën”, ka theksuar Berisha.

Ndërkohë, Sekui ka shprehur keqëardhje për ngjarjen, duke kujtuar se në vitet e tij të shërbimit në Afganistan ka pasur mundësi të njihet me kurajen dhe forcën që tregojnë atje ushtarët në ndihmë të paqes dhe sigurisë.

SHPËRNDAJE