Shqipëria zhgënjimin e rikthen në festë

Kombëtarjashqiptare ka mposhtur Qipron me rezultat 3:1, në paraqitjen e tyre të parë në eliminatoret e kampionatit botëror “Brazili 2014”. Kuqezinjtë për pak sa nuk zhgënjyen, por gjashtë minutat e fundit ishin të shkëlqyeshëm për ta.

Shqipëria deri në minutën e 84-të, u duk se do të dëshpëroi në takimin, ku vlerësohej favorit absolut me rivalët e Qipros. Pasi rezultati i pabarabartë, 1:1, që ishte vendosur në fund të pjesës së parë ishte i pathyeshëm. Por brenda tre minutave, futbollistët shqiptar rikthyen çdo gjë në vendin e tyre.

Së pari Edgar Cani ka shënuar me kokë (84’) derisa rezultatin përfundimtar e vulosi, veterani, Erjon Bogdani në minutën e 87-të, për të rikthyer zhgënjimin në triumf për kuqezinjtë. Shqipëria kishte qenë në avantazh edhe në pjesën e parë, me golin që e kishte realizuar Armando Sadiku në minutën e 36-të. Por vetëm disa çaste pa shkuar lojtarët në pushim, Vincent Labano barazon rezultatin, 1:1. në këtë mënyrë të përzgjedhurit e italianit, De Biasi filluan mbarë eliminatoret, derisa pamë shuam ndryshime nga formacioni i kaluar, pasi vërtet ka nisur një revolucion me ardhjen e futbollistëve të rinj. Vlen të theksohet se nga minuta e parë u aktivizua edhe futbollisti nga Kosova që luan me Cyrihun, Burim Kukeli.

Shqipëria ndeshjen e ardhshme do ta luajë në udhëtim me Zvicrën, për të cilën po ashtu shkëlqyen futbollistët shqiptar që luajnë për këtë përfaqësuese.
Shqipëria – Qipro 3:1 (1:1)

Shqipëria: Ujkani, M. Mavraj, L. Cana, A. Dallku, A. Lila, B. Kukeli, H. Salihi, E. Vila, E. Bulku, A. Meha, A. Sadiku

Qipro: Aloneftis, Charalambidis, E. Charalambous, J. Demetriou, A. Georgallides, D. Junior, M. Konstantinou, V. Labano, C. Makridis, G. Merkis, M. Nicolaou.

Grupi E

Shqipëria – Qipro 3:1

Sllovenia – Zvicra 0:2

Islanda – Norvegjia 2:0

Tabela

1. Shqipëria 1 3

2. Zvicra 1 3

3. Islanda 1 3

4. Sllovenia 1 0

5. Norvegjia 1 0

6. Qipro 1 0

SHPËRNDAJE