Shqipëria dhe Kosova mbështet intervenimin në Libi

Kryeministri Sali Berisha përshëndet vendimin e koalicionit Ndërkombëtar për fillimin e operacioneve ushtarake ajrore, kundër regjimit te Gadafit ne Libi. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mbështet sulmin e forcave ajrore të shteteve të Perëndimit mbi caqet ushtarake të forcave të diktatorit Moamer Gadaf, duke i konsideruar si intervenime me karakter human, paqësor, në mbrojtje të popullsisë civile që kërkon largimin e tij, lirinë dhe demokracinë e shoqërisë së Libisë.

Kryeministri Sali Berisha përshëndet vendimin e koalicionit Ndërkombëtar për fillimin e operacioneve ushtarake ajrore, kundër regjimit te Gadafit ne Libi. “Shqipëria është e gatshme t’i ofroj lehtësirat e nevojshme koalicionit ndërkombëtar në misionin e tij shumë rë rëndësishëm për lirinë, paqen, stabilitetin në Mesdhe” thotë kryeministri Berisha në një njoftim të posaçëm shtypi. Shefi i qeverise shqiptare i bashkohet qëndrimit se këto operacione janë plotësisht legale dhe legjitime në zbatim të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e popullit nga sulmet e egra të regjimit të Gadafit. “Shqiptarët, në 20 vjetorin e shembjes së Benalive dhe Gadafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysmë shekulli, mirëkuptojnë më shumë se të tjerët, aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojnë lart çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij”, thuhet në reagimin e kryeministrit Berisha. Edhe Kosova, mbështet sulmet e forcave ajrore të shteteve të Perëndimit mbi caqet ushtarake të forcave të diktatorit, Gadaf, duke i konsideruar si intervenime me karakter human, paqësor, në mbrojtje të popullsisë civile që kërkon largimin e tij.“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet intervenimin ushtarak të forcave ajrore të disa nga shtetet e NATO-s mbi caqet ushtarake te diktatorit Gadafi në Libi, dhe këto sulme i konsideron si akte në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut e më gjerë..” tha hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës. Kosova thotë më tej kryeministri Hashim Thaçi e ka të provuar rëndësinë e intervenimeve të natyrës së tillë në vitin 1999, kur Aleanca Veri-atlantike me sukses udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe rënia e diktatorit serb, Millosheviq. Qeveria e Kosovës solidarizohet me shtetet që mbështetin intervenimin ajror në Libi, përgëzon Këshillin e Sigurimit për dhënien e së drejtës për intervenim dhe konsideron se ky veprim është i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm.

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet intervenimin ushtarak të forcave ajrore të disa nga shtetet e NATO-s mbi caqet ushtarake te diktatorit Gadaf në Libi, dhe këto sulme i konsideron si akte në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut e më gjerë. Intervenimi mbi pozicionet e diktatorit Gadaf është akt human në mbrojtje të popullatës civile libiane, e cila kërkon largimin e diktatorit, liri, demokraci dhe prosperitet për popullin e Libisë”, thuhet në një komunikatë për media.

Qeveria e Kosovës solidarizohet me shtetet që mbështetin intervenimin ajror në Libi, përgëzon Këshillin e Sigurimit për dhënien e së drejtës për intervenim dhe konsideron se ky veprim është i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm.

“Kosova e ka të provuar rëndësinë e intervenimeve të natyrës së tillë në vitin 1999, kur Aleanca Veri-atlantike me sukses udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe rënia e diktatorit serb, Milosheviq”, thuhet më tej në komunikatë.

Qeveria e Kosovës mbështet përpjekjet e popullit libian që të fitojë lirinë dhe të demokratizohet, duke u bërë vend i rëndësishëm i botës arabe dhe shembull i vlerave të demokracisë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni