Shqipëria dhe Katari – Pa transmetim televiziv!

Një nga çuditë e takimit të sotëm, miqësorja Shqipëria dhe Katari është fakti se ai nuk do të transmetohet në televizion, duke privuar kështu tifozët nga ndjekja e kombëtares. Një gjë e tillë ka ndodhur jo për faj të operatorëve televizivë, por për shkak se çmimi i caktuar për të drejtën televizive të kësaj sfide, ka qenë vërtet shumë i lartë, 40 mijë euro. Kjo ka bërë që askush prej televizioneve të mos afrohet për të transmetuar një ndeshje që nuk ka kurrfarë rëndësie për sa i përket rezultatit. Në fakt, kjo është miqësorja e dytë, pas asaj me Maqedoninë në muajin nëntor, që nuk transmetohet live në televizion. Në të dy rastet, çmimet e vendosura nga organizatorët e ndeshjeve kanë qenë vërtet të kripura, për më tepër që në lojë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni