Kombëtarja shqiptare në futboll nuk ia ka dalë të nxjerr më shumë se një barazim në miqësore me Moldavinë.

Vazhdon efikasiteti i dobët, ulëset e shumta të zbrazura në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, kur Shqipëria përballet me rivalë më pak të njohur. Shqipëria edhe pse ishte vlerësuar favorite nuk ia ka dalë të shënoi fitore ndaj Moldavisë, por megjithatë kuqezinjtë patën disa raste të pastra dhe e merituan fitoren, por topi nuk deshi të futej në rrjetë.
Kjo përballje pritet t’i hynë në punë përzgjedhësit italian, De Biasi. Ky i fundit kishte deklaruar se ky takim do t’i shërbejë shumë për përbërjen e skuadrës në të ardhmen. Ndërkaq që i ka provuar shumicën e futbollistëve që kishte në dispozicion.
Në pjesën e parë rrezikuan nëpërmjet Edgar Çani, I cili kishte dy raste të qindpërqindta, ndërkaq moldavët rrezikuan me Arthur Papras. Në pjesën e dytë futbollistët tanë ishin më të rrezikshëm kur provuan në kohë të ndryshme Erjon Bogdani e Lorik Cana me kokë. Ky takim ishte i fundit për Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për eliminatorët e botërorit të vitit 2014, I cili do të mbahet në Brazil. Ndeshjet e para zyrtare evenimentin aq shumë të lakmuar, Shqipëria do ta zhvilloi në muajin e ardhshëm. Në ndeshjen e parë luajnë me Qipron me 7 shtator ndërkaq me 11 shtator takohen me Zvicrën, për të cilët pritet të paraqiten futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajlit.

SHPËRNDAJE