Shqipëri: Më 2013, anglishtja provim i detyruar

http://www.botasot.info/img/Matura_Shteterore.jpgMinistria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë bëri të ditur se përveç matematikës dhe letërsisë, në vitin 2013 si provim i detyruar i Maturës Shtetërore do të jetë dhe gjuha angleze.

Ministri Myqerem Tafaj pranoi se njohuritë e anglishtes në shkollat e zonave rurale janë problematike, por ndërkohë ka vlerësuar një rritje të gjuhës angleze si zgjedhje e maturantëve në provimet e maturës.

Tafaj këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi me nxënës në Tiranë, të cilët u certifikuan për TOEFL-in, projekt i mbështetur nga Ambasada amerikane.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni