Të ardhurat në buxhetin e ardhshëm, i cili ka mbërritur tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, parashikohen të jenë rreth 10 milionë më tepër se buxheti i rishikuar në mes të vitit 2011. Nga dikasteri i Financave mësohet se të ardhurat për vitin 2012 parashikohen të jenë 353.8 miliardë lekë ndërsa, një vit më parë, në buxhetin e rishikuar, të ardhurat ishin 343.8 mld lekë.

http://www.botasot.info/img/mbledhja_e_qeverise.JPGPo ashtu, sipas të dhënave nga ministria e Financave të Shqipërisë, konform deklaratave të bëra nga drejtues të qeverisë dhe të ministrisë së linjës, deficiti buxhetor synohet të ulet, përkatësisht me 5.6 miliardë lekë. Kjo përmbush edhe premtimin e qeverisë për në mos lëvizur nga borxhi publik dhe deficiti buxhetor aktual, por për t’u angazhuar në uljen e këtyre treguesve. Në këtë periudhë borxhi publik llogaritet rreth 60 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kurse deficiti buxhetor 3.5 për qind.

Ndërkohë, është parashikuar të ruhen të njëjtat prioritet edhe për vitin që vjen si, infrastruktura,n ku do të mbyllen projektet madhore që janë nisur tashmë si dhe sektori I arsimit e ai I shëndetësisë.

Vetëm pak ditë më parë, në mbledhje qeverie, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha konfirmoi se brenda fondeve të buxhetit 2012 parashikohen rritja e pagave dhe e pensioneve si dhe shtimi i ndihmës ekonomike.

Ndërkaq, sipas burimeve nga Kuvendi i Shqipërisë, drafti I buxhetit 2012 pritet të diskutohet këtë javë, pas mbledhjes dhe marrjes së një vendimi në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare.

SHPËRNDAJE