Gazeta tashmë e njohur shqiptare “SHQIP”, pjesë e grupit mediatik “Top Media” festoi 5 vjetorin e krijimit të saj në një kokteil të organizuar me këtë rast në të cilin morën pjesë gazetarë, drejtues, bashkëpunëtorë dhe miq të gazetës.

Në fjalën përshëndetëse, drejtori i gazetës Shqip, Besnik Myftari përkujtoi themeluesin Dritan Hoxha, i cili ishte krijuesi dhe ideatori i gazetës, ashtu si edhe i çdo komponenti tjetër të grupit Top Media.

Z. Myftari falenderoi me këtë rast të gjithë gazetarët dhe punonjësit e gazetës Shqip që e kanë renditur atë sot me punën e tyre, ndër organet më objektive dhe të ndershme të shtypit shqiptar. /TCH.

SHPËRNDAJE