Studimi më i ri i bërë në Zelandë të Re zbulon që nëse nuk i kushtoni kujdes vetes pas stërvitjeve, apo nëse nuk konsumoni materie të mjaftueshme ushqyese, të cilat do të kompensojnë energjinë e shpenzuar, mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore.

 

Në të vërtetë, në hulumtim kanë marrë pjesë 109 persona, të cilit janë goxha aktivë fizikisht, 44 për qind e tyre vuajnë nga mungesa e energjisë pas stërvitjeve, vetëm për shkak që paraprakisht kanë filluar stërvitjet me pak energjim, transmeton Telegrafi.

 

Derisa kombinimi i ushqimit të shëndetshëm dhe i palestrës është mënyra më e mirë për arritjen e balancës, shumica e femrave këtë nuk mund ta arrijnë.

 

Një gjë e cila mund të zgjidhë problemin tuaj, është konsumimi i drejtë i ushqimit. Gjendjen në të cilën ndiheni të lodhura pas stërvitjes e shkakton ushqimi joadekuat.

 

Në të vërtetë, kjo mungesë e energjisë mund të çojë në rreziqe të ndryshme shëndetësore siç janë: çrregullimi i ciklit menstrual, dëmtimi i strukturës së eshtrave, shtimi i probabilitetit për lëndime të ndryshme, mungesë të materieve ushqyese, punë të çrregullt të zemrës dhe mungesë të nivelit të kolesterinës. /Telegrafi/

 

SHPËRNDAJE