Ish shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani ka folur këto ditë për situatën politike në të cilën ndodhet sot vendi me akuza krimesh në rradhët e saj. Në këto momente kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në një situatë të vështirë ku prokuroria kërkon heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e tij pas provave të ardhura nga autoritetet italiane që lidhin emrin e tij me Habiljat, Zagani ka folur përmes lidhjeve në Skype pasi ndodhet jashtë vendit ku ka përfituar azilin politik.

Résultat de recherche d'images pour "droga tahiri habilja"Nga ana tjetër, Dritan Zagani është njeriu që denoncoi i pari lidhjen e Tahirit me këtë grup trafikantësh ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di.

Zagani në një intervistë për Faz News thotë:

Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë! Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij”Résultat de recherche d'images pour "droga tahiri"

SHPËRNDAJE