Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë, ku nga shpërthimi i një gjeneratori në Lundër të Tiranës dy persona kanë mbetur të lënduar. Dy të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spital. Por mesa duket fatkeqësia nuk ndalet këtu, pasi pranë këtij shpërthimi ndodhet një cisternë karburanti duke e bërë të rrezikshëm zjarrin që ka përfshirë godinën e këtij karburanti.

Në vendngjarje përveç policisë së Tiranës ndodhen dhe forcat e zjarrfikësve.

SHPËRNDAJE