Qëkur kanë shkelur për herë të parë skenën, ata janë pëlqyer nga publiku, kurse pasi kanë bërë fejesën, ata të dy po pëlqehen edhe më shumë. Me muzikë po u ecën të dyve mirë, edhe pse Afërdita po përparon shumë në modelizëm. Pasi shumica i njohin si çift, Afërdita dhe Shpati shpesh gjenden nëpër sondazhe të ndryshme, të cilat realizohen nëpër rrjetet sociale. Edhe për këtë vit, ata të dy kanë rrëmbyer çmimin e çiftit më të bukur të skenës shqiptare, duke lënë mbrapa shumë çifte të tjerë, si: Neda dhe Orgeni, Nora dhe Roberti, Bertina dhe Erjoni, Bjordi dhe Adelajda, si dhe shumë çifte të tjera të njohur të skenës. E duke pritur të rejat prej çiftit, Afërdita këtë fundvit do e festojë me familjen e saj në Amerikë, kurse Shpati do të këndojë në Zvicër. Për programet e Vitit të Ri, të dy do të paraqiten me këngë të reja.

SHPËRNDAJE