Shoqata e historianëve shqiptarë ka përshëndetur aktin e ndërrimit të emrave të shkollave në Çair. “Flakja e emërtimeve sllave nga katër shkollat e komunës së Çairit, dhe vendosja e emrave të katër personaliteteve të shquara të historisë sonë kombëtare, pa dyshim paraqet një moment tejet të rëndësishëm, i cili do të shënohet me shkronja të arta në historikun e arsimit shqip në Shkup dhe më gjerë”, thuhet në kumtesën e tyre. Madje nga kjo shoqatë e vlerësojnë si arritje të madhe faktin që tani e tutje nëpër tabelat e shkollës, ditarët e arsimtarëve dhe fletoret e nxënësve, do të shkruhen me krenari emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Jashar Bej Shkupit e Imri Elezit. Shoqata e historianëve gjithashtu kanë inkurajuar edhe komunat e tjera që të ndjekim shembullin e Çairit.

SHPËRNDAJE