Shokuese, fëmijët bëjnë boks në Tajlandë

Fëmijë të vegjël grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin për kënaqësinë e turistëve në Tajlandë. Lajmi jepet nga tabloidi britanik ‘The Sun’.

Zbulimi i skandalit është bërë nga regjisori Todd Kellstein, i cili ka parë rreth 300 ndeshje mes 6-vjeçarëve gjatë xhirimeve të filmit të tij ‘Buffalo Girls’.

“Është e tmerrshme. Fëmijë që bëjnë boks për para dhe në fund turistët i japin edhe bakshishe fituesit”, thekson Kellstein.

“Edhe pse janë të vegjël këta fëmijë janë të stërvitur mirë dhe luftojnë pa asnjë masë mbrojtëse. Gjithashtu janë të pamëshirshëm: e godasin kundërshtarin edhe kur ky i fundit ka rënë në tokë pa ndjenja”, shton regjisori.

Këto ndeshje organizohen për të tërhequr turistët drejt bareve ku punojnë prostituta kryesisht.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni