Mesfushori i Interit, Uesli Shnajder ka shprehur keqardhjen e tij për dorëheqjen e përzgjedhësit të Holandës, Bert van Marvijk.
Kyi fundit dha dorëheqjen nga posti, të mërkurën në mbrëmje, pas takimit me drejtuesit e federatës. Vendimi i 60-vjeçarit erdhi pas eliminimit të Holandës që në fazën e grupeve në Euro 2012, ku nuk mori asnjë pikë. “Janë thënë shumë gjëra pas dështimit tonë në Evropian. Vendimi i Van Marvijkut është i ngutshëm dhe nuk është i mirë për kombëtaren tonë. Ai ishte shumë pozitiv me të gjithë lojtarët dhe ka bërë një punë shumë të mirë si përzgjedhës. Gjithsesi, të drejtosh një kombëtare nuk është aspak lehtë, sepse ballafaqohesh me presion të madh. Van Marvijk ishte jo vetëm nën presionin e medias, por edhe të 16 milionë ‘trajnerëve’ në Holandë”, ka theksuar Shnajder.

SHPËRNDAJE