FRalbbPARIS, 28 prill  -Tiranë-Paris, rrezikohet incidenti diplomatik Ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro ka telefonuar ish-homologen e saj franceze, Aurélie Filippetti, për të sqaruar një deklaratë të sajin në fillim të muajit ku është shprehur se “Holandë po i bën zgjedhjet Brenda PS-së franceze si në Shqipëri”.

Siç bëjnë të ditur Presheva Jonë, gazetat franceze Le Parisien dhe “L’Observateur” , telefonata mes Kumbaros dhe Filippettit ka rrezikuar të shkaktonte një incident diplomatic por që është zbutur në komentin e fundit.
Siç bëjnë të ditur gazetat franceze “Në politikë, disa fjalë mund të kthehen për autorët e tyre si boomerang dhe këtë e ka provuar në kurriz dhe ish-Ministrja e Kulturës, Aurélie Filippetti”.
Në një intervistë me Le Parisien të botuar më 10 prill Fillipetti denoncoi “rrezikun e një modeli shqiptar në zgjedhjet Brenda Partisë Socialiste franceze”.
Kumbari i ka bërë të ditur ish-koleges së saj se mediat shqptare e kanë përdorur këtë deklaratë duke spekuluar me situatëb Brenda partisë Socialiste të Shqipëtisë ku u zhvillua referendum për legjitimin e kryeministrit Edi Rama i cili është në përplasje me një fraksion të drejtuar nga deputeti dhe shkrimtari ben Blushi.
Aurélie Filippetti ka fikur zjarrin e vogël që ka hapur, kur i ka thënë Kumabos se deklaratat e saj kishin referencë kohën e diktaturës komuniste dhe jo aktualitetin e ngjarjeve në PSSH.
Për 24 vjet dhe rënies së komunizmit, Shqipëria është një republikë parlamentare në fakt, e dominuar nga dy lëvizjet kryesore: Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

 

SHPËRNDAJE