Manila, 12 qershor – Një i ri nga një familje e varfër në Filipine është shpallur njeriu më i shkurtër në botë pasi mbushi 18 vjet.

Libri i rekordeve Guinness ka prezantuar Junrey Balawing, i cili është 59.93 cm i gjatë, me një certifikatë në ahengun për ditëlindjen e tij, transmeton BBC.

Balawing ndaloi së rrituri që kur ishte dy vjet, ka thënë babai i tij.

Ai është më shumë se 7 cm më i vogël se rekorderi i mëparshëm, Khagendra Thapa Magar nga Nepali, i mbante rekordin që prej tetorit të kaluar. 

SHPËRNDAJE