SHKUPI DHE QEVERIA E “SKOPJES” “DRIDHET” NGA MIJËRA SHQIPTARË

Në Shkup është mbyllur protesta paqësore dhe se të gjithë protestuesit janë shpërndarë nga godina e Qeverisë.
Siç informon INA, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të Qeverisë, duke thyer disa xhama, ndërsa ka pasur edhe tentime për të provokuar incidente me policinë, por këto janë shmangur nga ana e organizatorëve spontan të protestës dhe protestuesit.


Kumanovë, protestë e shkurtër vetëm me flamuj kombëtar

Një numër i vogël i protestuesve kanë protestuar në Kumanovë, edhe atë rreth 300 persona, mirëpo ato u shpërndanë pas një marshimi të shkurtër dhe moslejimit për të shkuar drejt qendrës së qytetit.

Parullat që u dëgjuan ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht janë kombëtare “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqipëri etnike”, “Jankullovska është vrasëse”.

Ndërsa në duar mbajnë flamuj të Evropës dhe atë shqiptar. Pas disa minutave turma u shpërnda në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e protestës dhe shumë policë janë stacionuar në disa pika që konsiderohen si kritike.

14:20 – Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”. Turma ka mbërritur para Qeverisë.

Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë.

Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje “Vrasës”, “Stop procesve të montuara”, “Shqipëri Etnike”. ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare “Allahu Ekber”.


Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.

Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”. Turma ka mbërritur para Qeverisë.

Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë.


Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje “Vrasës”, “Stop procesve të montuara”, “Shqipëri Etnike”. ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare “Allahu Ekber”.

Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.


07:34 – Në disa qytete të Maqedonisë sot janë paralajmëruar protesta të vetëorganizuara të shqiptarëve.

Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, bëjnë të ditur se qytetarët do të protestojnë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë, me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”.

Oraret e mbajtjes së këtyre protestave janë caktuar menjëherë pasdite, pas lutjeve të së premtes.

Protestat kanë nxitur debate lidhur me organizimin dhe mesazhet që do të përcillen nga këto protesta, pasi që protesta e javës së kaluar në Shkup mori kahjen edhe të një proteste me karakter fetar, për shkak të flamujve islam dhe thirrjeve fetare nga grupe të caktuara të protestës.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë shprehur të përmbajtura lidhur me protestën. Partia në pushtet BDI ka bërë thirrje për një protestë të qetë duke shmangur incidentet dhe shkeljen e rendit.

PDSH opozitare ka ftuar shqiptarët që të mos dalin në këtë protestë, duke mos ditur siç thuhet organizatorët dhe aventurat e tyre si dhe të mos ndërlidhen aspektet fetare me ato kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Partitë e tjera politike nuk janë deklaruar lidhur me mbajtjen e këtyre protestave.

Faktori ndërkombëtarë në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera diplomatike kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe demokratike, duke shmangur incidentet dhe duke i lejuar institucioneve që të hetojnë dhe zbardhin vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se po ndjekë të gjitha porositë në internet lidhur me organizimin e protestave të paralajmëruara dhe se organet e rendit do të bëjnë punën e tyre për të siguruar rendin dhe qetësinë.

Thirrje për protesta janë bërë edhe nga rrjete sociale maqedonase. Në një nga thirrjet që ka marrë mbështetje masive është ajo e një grupi të ashtuquajtur “Protesta para qeverisë”, ku thirren qytetarët për të protestuar të shtunën para Qeverisë. Sipas mesazheve të bëra ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve.

SHPËRNDAJE