Një automjet dhe një dritare e ndërtesës së Televizionit Alfa janë dëmtuar nga predha deri tani e panjohur. Incidenti ndodhi rreth orën një. Të punësuarit në këtë televizion dëgjuan një të shtënë, e më pastaj erdhi goditja në një dritare dhe në një automjet. Ekipet e policisë janë në oborrin e televizionit. Marrë deklarata nga dëshmitarët dhe e inspektojnë vendin. Më shumë detaje në edicionin e ardhshëm të lajmeve të Televizionit Alsat-M.

SHPËRNDAJE