SHKUP (FYROM) : JEMI SHQIPTARË MUSLIMANË E JO TERRORISTË !

Protesta e sotme e organizuar me iniciativë përmes rrjeteve sociale përfundoi. Një grup i madh, kryesisht persona të rinj, protestën e filluan pas lutjes të së premtes para xhamisë së Jaja Pashës, pas çka u nisën drejt kompleksit të gjykatave, e pastaj ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Demonstruesit, të cilët thonë se janë organizuar në mënyrë të pavarur, përmes rrjeteve social, gazetarëve u kanë ndarë kumtesë në të cilën theksohet se protestojnë për fyerjet ndaj popullit shqiptar me fe myslimane. Ata thanë se e ndajnë dhimbjen me familjet e të rinjve të vrarë maqedonas dhe kërkojnë që vrasësit e vërtetë të dalin para drejtësisë.

Demonstruesit kanë lëvizur ndaj kompleksit të gjykatave, ndërsa pastaj sipas paralajmërimeve, u nisën para Qeverisë.

Protesta sot u mbajtën edhe në Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar.

Në sheshin e Tetovës u mblodhën rreth 200 persona të cilët u drejtuan ndaj gjykatës, ndërsa pastaj drejt selisë së BDI-së në Reçicën e Vogël.

Në Kumanovë protestat filluan në qendër të qytetit, vazhduan drejt gjykatës, ndërtesës komunale dhe policisë. Nuk janë regjistruar incidente.

Në Gostivar, demonstruesit duke mbajtur simbole islame dhe flamuj, protestuan nëpër rrugët në qendër të qytetit dhe para ndërtesës së Gjykatës themeluese dhe të Apelit.

Nuk janë regjistruar incidente as në Tetovë, as në Kumanovë dhe as në Gostivar.

SHPËRNDAJE