Presidenti Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takuan dhe shtrënguan duart, duke nisur kështu samitin e tyre historik, të martën në mëngjes në Singapor.

Ata janë udhëheqësit e parë të vendeve të tyre përkatëse që takohen, pas disa grindjeve të mëdha diplomatike, shkruan CNN.

Takimi mes Trump dhe Kim Jong Un është njëra prej zhvillimeve historike.

Ata janë takuar në hotel Capella të shoqëruar nga përkthyesit e tyre, ndërkohë më pas kanë mbajtur një takim më të zgjeruar.

Në agjendë të takimit pritet të flitet për agjendën bërthamore të Koresë së Veriut, që Trump shpreson ta bindë Jong Un, që ta braktisë atë rrugë, në këmbim të ndihmës ekonomike.

SHPËRNDAJE