Shkruan: Tevide MALIQI

Bernë, 1 gusht -Shteti i Zvicrës sot mbushi 726 vjet. Ajo sheh prapa një histori të bujshme përpjekjesh dhe suksesesh. Mbi shtate shekuj shtet i pamvarur thuajse sa gjitha shtetet e ballkanit me i mbledhur bashke te ekzistimin e tyre. “1-Gushti-Festa kombëtare e Zvicrës për ty dhe për mua, por edhe për ne te huajt (“Le 1er Août – Fête nationale Suisse, pour toi et pour moi, mais aussi pour nous étrangers!“)  eshte titulli i shkrimit te sotem qe sjell ATSH dhe agjencia e lajmeve “Presheva Jone” ne Zvicer me rastin e këtij pervjetori te shtetit helvetik ne te cilin jetojne edhe treqind mije shqiptare.

Që nga 1891 Dita Kombëtare-1 gushti festohet në Zvicër

Se edhe shqiptaret bashkarisht festojne diten kombetare te Zvicres deshmon se sot ne ballkonet dhe veturat e mergimtarve tane t bien ne sy flamuri zvicerane, paralel me te edhe ai shqiptar. Me rastin e dites kombëtare te Zvicres presidentja e Konfederates Helvetike Doris Leuthard ka uruar sot qyetaret e saj, perfshire ketu edhe komunitetin shiptare dhe te te huajt,  diten e shtetit zviceran.  Zvicra nuk eshte vetem transportuese e mire e çokolatave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, qe vendet tjera ja kane zili ose te cilave ju mungon ky “artikull” te cilat duhet te n dekin shfrytëzojnë nga shteti helvetik ne favor te paqes dhe stabilitetit ne vendet e tyre dhe bote mes komuniteteve nacionale e fetare si dhe kulturave te ndryshme.

Ditelindjen e Zvicrës  (726 vj.) e urojne nga zemra edhe 300.000 shqiptarë që jetojne dhe veprojne ne token helvetike !

Résultat de recherche d'images pour "suisse albanais"Më 1 gusht – Ditën Kombëtare të Zvicrës, ësht

ë një festë për ju dhe mua, por për ne të huajt .. Kjo është arsyeja pse, për të huajt, sidomos shqiptaret e Kosovës, tani do të jetë në Zvicër! kjo është diçka më shumë se të qenit si qytetarë, është një privilegj te jeton dhe veprosh ne token helvetike ! .. ”  ka shkruar sot agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pos nga Tirana e Prishtina, ky vend mike i shqiptareve me rastin e 726 vjetorin e Zvicrës eshte uruar edhe nga 300.000 emigrantë që jetojne dhe veprojne sot ne token helvetike! Në vazhdim

autori ka shkruar se “Në çdo festë kombëtare të 1 gusht, Shqiptare në Zvicër janë duke u bërë të integruar mirë. Ata janë një shembull i integrimit me komunitetet e tjera të huaja në Zvicër. Me Zvicrën, komuniteti shqiptarë nga Kosova arrijnë t’i japin buke në vendlindje dhe Ballkan rreth 500,000 persona nga familjet e tyre.”

Pas 726 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Kjo është arsyeja pse sot Zvicra nuk është jo vetëm një  mirë transportuese e çokollatave dhe djathit, por “transportuese” e mire  edhe e tolerancës dhe demokracisë. Vendet e tjera duhet të përfitojnë nga ky “transport” gatis helvetik!. Zvicra

 

gjithmonë ka thënë se të jetë një shembull për vendet që sapo kanë dalë nga një luftë dhe konflikt që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova.

Dita nacionale 1 gusht, pra sivjet kremton 726 vjetorin e çlirimit (1291) ose të pavrësisësë shtetit të Confederatës Helevetike, për cka edhe Zvcra njihet me shkrtesën  e inicialeve – CH sikur shqipëria AL apo Kosova KS. Do theksuar se Zvicra ka marrëdhënie të mira diplomatike , bashkëpunimi dhe miqësor e me Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat shtet kanë edhe ambasadorët e vetë në Bernë.

Komuniteti shqiptarëve të Kosovës nuk ka festuar vetëm parti kombëtare në Kosovë (vendet më të varfra me normën më të lartë të papunësisë në rajon) dhe Shqipërisë, po ashtu kremton festën kombëtare të 1 gushtit, së bashku me qytetarët zviceranë. kjo festë të lundrues e flamurit zviceran është parë në ballkone dhe në kopshtet e shtëpive të tyre.

Në vitin 1291 Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkangjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Shafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash.

Nga 1527 deri 1531 Zvicra ka përjetuar periudhën e refomacionit. Kjo e ndau federatën në katolikë dhe protestantë. Për 200 vite, këto kampe luftuan njëri-tjetrin. Më 1798 bie Besëlidhja. Trupat franceze të Napoleonit marshojnë në Zvicër. Vendi bëhet një shtet nën protektoratin e Francës – Republika Helvetike.

Më 1847 Zvicra rrëshqet në një luftë qytetare mes kantoneve konservative katolike dhe atyre liberale protestante. Të parët kërkonin ruajtjen e Konfederatës, të dytët kërkonin një shtet të centralizuar. Shteti i sotëm i Zvicrës është krijuar më vitin 1848 me mbarimin e luftës qytetare përmes një kompromisi. Zvicra konstituohet si një konfederatë me një kushtetutë federative.

Kantonet fitojnë me këtë autonomi të mëdha. Në vitin 1874 bëhet një revizion i përgjithshëm i kushtetutës. Kjo i forcon të drejtat qytetare dhe të federatës në kurriz të kantoneve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Zvicra mbetet neutrale dhe kursehet nga ajo. Shteti Helvetik bëhet strehë e mijëra hebrenjve.

Periudha 1945 deri 1975 njeh një konjukturë të lartë ekonomike. Në këtë kohë inkurajohet edhe migracioni i të huajve. Në vitin 1947 themelohet shtylla e parë e sigurimit social – AHV. Në 71-shin futet e drejta e votës dhe zgjedhjes për gratë në rrafsh nacional.

Në vitin 1979 themelohet Kanton Jura. Dy vite më vonë ndodhin marrëveshjet bilaterale me Unionin Evropian. Në vitin 2002 Zvicra bëhet anëtare e OKB-së. 2014-ta do mbahet mend për Iniciativën e Migracionit Masiv, e cila u pranua me 50.2 për qind. Sivjet Zvicra u vërshua nga valë refugjatësh kosovarë, por sidomos nga vatrat e krizës në Lindjen e Afërt dhe Afrikë.

SHPËRNDAJE