Dhembjen për humbjen e poeteshës Sadete Presheva, përmes vargjeve, natyrisht e shprehen me përkushtimin e tyre për miken edhe disa krijues me poezi të tyre homazh. Folën për poeten Sade duke i bërë homazhe duke lexuar poezi: Bilall Maliqi, Jonuz Fetahaj, Mexhit Mehmeti, Arsim Halili, Xhemaledin Rexhepi, Afrora Shaipi, Hysen Këqiku, Rexhep Abazi,  Ismet Bajrami, Nehat Ramizi, Skënder Ymeri etj…njofton agjencia informative “Presheva Jonë

 

 

Nga Arsim Halili

 

Preshevë, 2 shtator
Nën organizmin e Shoqatës së Shkrimtarëve “ Feniks” Preshevë, u mbajt tubim përkushtues letrar në nderim të poeteshës dhe pedagoges shumë vjeçare Sadete Emërllahu- Presheva (1950-2012), e cila ditë më parë, respektivisht më 27 gusht 2012, në brigjet e Adratikut plak, përkatësisht në rivierën shiptare në Durrës, pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë ndërroi jetë poetesha Sadete Presheva.Kryesia e Shoqatës së shkrimtarëve “ Feniks” nën udhëheqjen kryetarit Bilall Maliqi, me 1 shtator 2012, vendosën që në sallën e Shtëpisë së Kulturës “ Abdulla Krashnica”në Preshevë të përkujtojnë në prani të dhjetëra përsonaliteteve politike, arsimore, kulturore dhe familjare, poeteshën tani më të ndjerë Sadete Presheva. Hapjen këtij tubimi dhe duke kërkuar një minutë heshtje në nderim të poetshës e bëri poeti Arsim Halili. Fillimisht me pak fjalë dhembjen e thellë e shpreh me një ese nxënsëja dhe anëtarja e Grupit letrar “ Migjeni” Afrora Shaipi dhe me një e deklamim të poezisë nga libri i poeteshës znj. Sadete, ku edhe nderkohë gjatë këtij tubimi po nga e njëjta deklamuse u lexuan edhe poezi të tjera.

 

POETESHA BUZË BREGDETIT I FALI VARGJE PËRJETËSISË…
Për biografin krijuese dhe veprimtarinë edukativo- arsimore, para të pranishëmëve, shpalosi disa fjalë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve” Feniks” Preshevë, Bilall Maliqi, i cili çmoi lart begrandën e saj krijuese, letrare, pedagogjike, veçmas punën e saj edukative. Po ashtu edhe organizuese e shkëlqyeshme e aktiviteveve letrare, si në Grupin letrar “ Migjeni”dhe natyrisht punën e saj të palodheshme dikur në Klubin letrar “ Feniks” dhe së fundi edhe në Shoqatën e Shkrimtarëve “ Feniks”. Poeti Maliqi ndër të tjera theksoi:  “E humbëm një nga poeteshat më të çmuara, krijuesen e parë shqiptare që nxorri libër në Kosovë dhe në trojet tjera të ish- Jugosllavisë, pikrisht më 1972, libri i së cilës titullohej” Dallgë zemrash”.
E humbëm poeteshën dhe pedagogen, kur më së shumti kishim nevojë për të,na iku për të mos u kthyer, por vepra e saj do të jetoj gjatë në arealin kriijues, gjeneratë pas gjenerate, potencoi për fund poeti Bilall Maliqi.
Sigurisht me shumë përjetim emcional, këtë vdekje të parkohëshme të poetes znj. Presheva, shpalosi para të pranishëmve edhe shkrimtari dhe bashkëvendasi, shkrimtari Jonuz Fetahaj, ku ndër të tjera, foli për meritat, rrugën e saj krijues, shkollimin e saj, peripecitët dhe suksest e saj jetësore në sferën arsimore, krijuese dhe natyrisht njerëzore në komunikim me familjen, rrethin shoqërinë, kolegët, familajrët etj. Jonuz Fetahaj për fund thotë:  “Do të ishte mirë që të ardhmen përveç përkujtimeve, shkrimeve nga të tjerët për znj. Sadete, të botohet edhe krijimtaria e saj komplete, si edhe ajo e lënë në dorëshkrim. Pse jo edhe të mos e bartë ndonjë instutucion lokal, emrin e saj të nderuar, përfundoi z Fetahaj.
Me emocion para të pranishëmve, foli edhe veprimtari nga Medvegja, Prof. Rexhep Abazi, i cili përcolli familjes Presheva ngushlllimet më te sinqerta në emër të tij personal, në emër të bashkëvendasve të tij dhe në emër të Shoqatës së mërgimtarëve medvegjas “ Zëri i Medvgjës”. Në këtë tubim kujtime për të ndjerën evokoi edhe Prof. Zeqirja Fazliu nga Presheva, i cili me pietet kujton të kaluarën e poeteshës Sadete Presheva si nxënëse, pastaj studente dhe pedagoge shumë vjeçare në Institucionin e mesëm arsmor në Preshevë.
Dhembjen për humbjen e poeteshës Sadete Presheva, përmes vargjeve, natyrisht e shprehen me përkushtimin e tyre për miken edhe disa krijues me poezi të tyre homazh. Poezi homazh lexuan këta poet: Biall Maliqi,Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku, Ismet Bajrami, Nehat Ramizi, Skënder Ymeri. Për fund këtë tubim e përshëndetën dhe falenderuan për nderimin që i bëhet bashkëshortës, nënës, së tyre, sigurisht se dhembja na letësohet kur fliten kaq shumë fjalë miradije për bashkëshorten time, kontributi juaj meritor na nderon edhe neve si familjar, shprehet për fund bashkëshorti i së ndjerës Sadete Presheva, Prof. Dr. Avni Presheva dhe djali i të njderës i falenderon të pranishmit dhe premton se do t’i botojnë dorëshkrimet e lëna në sirtarët e saj.

 

 

 

Ngushllim

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” dhe në emrin tim personal iu shprehi ngushllime më të përzemërta familjes Presheva për vdekjen e poeteshës së parë shqiptare në trojet shqiptare të ish Jugosllavisë, profesoreshës Sadete Presheva. Lajmi për vdekjen na tronditi të gjithëve e në veçanti neve krijuesve nga i gjithë etnikumi shqiptar sepse humbëm një ideatore të kulturës letrare të Luginës.
Do të kemi mungesë të madhe me vdekjen e poetes sonë e cila falë punës së saj të palodhshme në kulturë bëri të veten që kultura letrare në përgjithësi të ecë ngadal por sigurt drejt vlerave të pakontestueshme letrare. Andaj do të jesh gjithmonë në mbamendjen tonë e nderuara poeteshë Sadete Presheva. Të qoftë i lehtë dheu arbëror…

Bilall Maliqi, kryetar

SHPËRNDAJE