Shkon Nikolic, presidenti me i keq për shqiptaret.. Tham me i keq nese kujtojmë deklatata e fundit i cili ju shpalli lute me gjthe te birin e tij shiptareve… Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është betuar sot solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do ta ushtrojë për pesë vjet, njfton agejncia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke thënë: Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj.

 

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë pas betimit që bëri në cilësinë e presidentit, Vuçiq u shpreh se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë një ekspeditë në rajon “në kërkim të shansit të ri”.

 

Vuçiq u betua me këtë tekst:

 

“Betohem se të gjitha forcat e mia do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe realizimit të të drejtave e lirive njerëzore dhe të minoriteteve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se me ndërgjegje e përgjegjësi do të përmbushi të gjitha detyrimet e mia”.

 

Presidentin e ri e ka uruar paraardhësi i tij, Tomislav Nikoliq, duke i uruar suksese gjatë viteve sa do të jetë në krye të shtetit.

SHPËRNDAJE