Policia ka emëruar zyrtarin, i cili u vra nga një terrorist në Londër sot dhe zbuloi se numri i të vdekurve në këtë sulm është rritur në pesë.

Keith Palmer, 48-vjeçar, u godit me thikë për vdekje jashtë Parlamentit nga sulmuesi i cili bëri kasaphanës në Londër, duke shkelur me veturë këmbësorët në Westminster Bridge, duke vrarë tre dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë, shkruan Daily Mail

Vrasësi, përshkruar nga dëshmitarët si “i moshës së mesme dhe Azisë”, më pas arriti të hyjë në ambientet e parlamentit, ku goditi për vdekje me thikë Palmer-in, i cili kishte 15 vjet shërbim me policinë – me dy thika.

Sulmuesi – i cili u qëllua të paktën dy herë nga policët e armatosur që e ruanin ndërtesën – vdiq pasi ai u dërgua në spital, ndërsa Palmer – një burrë dhe baba – vdiq në vendin e ngjarjes.

Tre policë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë ‘.

Duke folur pas sulmit, sonte kryeministrja Theresa May u zotua se Britania nuk do të dorëzohet para terrorizmit.

 

SHPËRNDAJE