• Suksesi i nxënësve i arritur në fund të vitit shkollor 2011 / 2012 është krenaria e shkollës;

Fatlum HETEMI

 

Takimi përmbyllës me nxënësit në fund të vitit shkollor, qershor 2012.

Viti shkollor 2011 / 2012 është një vit i përmbyllur me shumë sukses, vit në të cilin u shënuan rezultate më të mira në krahasim me vitet e kaluara, vit ky që mund të konsiderohet si viti më i suksesshëm në historinë e kësaj shkolle, ngase suksesi i nxënësve, i arritur në gara të niveleve të ndryshme dhe në fund të këtij viti shkollor, ishte mjaftë i kënaqshëm.

Pjesëmarrja në gara dhe në kuizet e diturisë, të organizuar nga televizionet lokale TV Aldi (Çmimi i parë) e  TV Presheva, si dhe në kuizin e diturisë “1,2,3 fillo…”  të organizuar nga RTK(gjysmëfinaliste) ka ndikuar që numri i nxënësve të shkëlqyer dhe shembullor të rritet. Kjo tregon se të gjithë nxënësit, në fund të këtij viti shkollor, arritën të kenë sukses pozitiv.
Këtij suksesi i kanë paraprirë edhe planifikimi i mirë i realizimit të Planit dhe programit nga ana e mësimdhënësve dhe drejtorit të kësaj shkolle.

Realizimi i strukturës së programeve mësimore u realizua në tërësi, si:

  • Mësimi;
  • Aktivitetet e lira;
  • Kujdesi për mbrojtjen shëndetësore të nxënësve;
  • Puna e dobishme dhe humanitare e nxënësve;
  • Bashkëpunimi me prindërit;
  • Përcjellja e punës arsimore – edukative, etj.,

Nga kjo shihet se suksesi i arritur nuk është i rastit, por është rezultat i një pune me përkushtim dhe organizimi  të mirëfilltë.

Suksesi i nxënësve i arritur në fund të vitit shkollor 2011 / 2012 është krenaria e shkollës – thotë drejtori i kësaj shkolle Kadri Bajrami. Ne jemi krenar dhe i gëzohemi shumë sukseseve të nxënësve të shkollës sonë.- thotë në vazhdim drejtori. Nxënësit tanë kanë arritur rezultate të konsiderueshme. Kanë fituar vendin e parë në kuisin e diturisë “Ballë për ballë” të organizuar nga RTV “Aldi” dhe kanë arritur në gjysmëfinalen e kuisit të diturisë “1,2,3, fillo…” të organizuar nga RTK. Kjo na bënë shumë krenarë dhe të mburremi me nxënësit e shkollës sonë. Nxënësit janë treguar të suksesshëm edhe në aktivitetet tjera, si në: gara sportive, në organizimin e programeve kulturore dhe artistike, në festivalin e recituesve, etj.

Për nxënësit shembullor dhe të dalluar në gara e aktivitete të ndryshme, – thotë drejtori, – në  fund të vitit shkollor kemi organizuar një takim përmbyllës, ku përveç nxënësve shembullor e të dalluar morën pjesë edhe shumë prindër dhe mysafir dhe këtyre u ndamë mirënjohje e dhurata. Shpresoj se nxënësit tanë edhe në të ardhmen do të arrijnë suksese, prandaj u dëshiroj pushim të këndshëm, të cilin e kanë merituar.

SHPËRNDAJE